Bariç: “Të vendosim zëmrën në fushë kundër Holandës”

Nga Durresi, Dash Frasheri
(KONFERENCA E PLOTE PER SHTYP)- "Së pari mirëdita, jam i gëzuar që në këtë sallë ka më shumë gazetarë, se sa kam unë lojtarë në dispozicion". Kjo ishte deklarata ironike e trajnerit Oto Baric, për interesimin e shumtë të medias shqiptare, si shenjë "mirëseardhje" në konferencës të parë të kroatit për shtyp, dhene sot ne Durres, në kuadër të përgatitjeve të ekipit Kombëtar shqiptar për ndeshjen kundër Holandës. Dy ndihmësit e tij (Kovacic e Duro) patën të hënën vetëm dhjetë futbollistë në seancën stërvitore, ndërkohë që Baric, i cili erdhi direkt në konferencë, pas stërvitjes kishte pasur 13 nga 18 lojtarët e thirrur. SITUATA SHQETËSUESE "Dëshiroj t'u shpjegoj fillimisht situatën në të cilën ndodhemi. Për fatin e keq, jo të gjithë lojtarët janë këtu (në grumbullim). Por, ka dy arsye kryesore. Së pari, një pjesë e tyre luajtën të dielën mbasdite apo të hënën, dhe fatkeqësisht disa prej tyreve iu anulua edhe fluturimi. Këtu kam parasysh faktin se kompania austriake (Austria Airlines) anuloi fluturimin e ditës së hënë, nga Viena në Rinas, me të cilin do të vinin nga Ukraina, Dallku dhe Curri, të cilët do të vinë sot mbasdite. Është e natyrshme që kjo përbën një shqetësim. Së dyti, kemi një apo dy lojtarë të dëmtuar. Altin Haxhi nuk është ende në gjendje të bëjë stërvitje me skuadrën. Gjithashtu edhe dëmtimi i rëndë i Berishës, më ka shqetësuar jo pak. Dëshiroja që ai të ishte këtu, por ne morëm një faks nga mjekët anglezë të klubit të Bërnlit, ku na informonin se gjatë ditëve të ardhshme Berisha do të operohet. Kjo është një humbje e madhe për ne, pasi Berisha gjatë ndeshjeve të fundit ka luajtur shumë mirë. Por ne kemi, edhe nëntë ditë përpara takimit (me Holandën) dhe do të bëjmë gjithcka për të hedhur ekipin më të mirë në fushë". HAPA TE MEDHENJ "Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara gjatë muajve të fundit. Në herën e fundit nuk e kemi përmendur faktin, që Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara në tabelën e klasifikimit të renditjes europiane botërore. E nisëm në janar nga vendi i 86-të dhe tani jemi në vendin e 66 (në botë). Natyrisht ne kemi pasur dy-tre ndeshje të lehta, por këto kanë ngritur vetëbesimin tonë" KUNDËRSHTARI FAVORIT "Tani na erdhi radha të zhvillojmë një ndeshje shumë të vështirë, ku në mënyrë absolute kundërshtari është favorit për ta fituar atë. Besoj se ju e dini se Holanda zë vendin e pestë në botë dhe deri tani nuk ka humbur asnjë ndeshje në takimet e grupit tonë. Tani është e njëjta situatë e ngjashme si një vit më parë, kur ne përgatiteshim të luanim kundër Holandës, që nga ana saj përgatitej të zhvillonte fillimisht ndeshjen kundër Bullgarisë (në Sofje). Atë ndeshje unë e ndoqa në stadium, nxora konkluzionet e duhura, luajtëm shumë mirë në Holandë, por fatkeqësisht humbëm ndeshjen (2-1). Sesi humbëm takimin ju e dini, por unë do t'i rikthehem më pas, kësaj cështje. Është e njëjta situatë". BESOJ TE REZULTATI I MIRË "Ne kemi dhjetë ditë për t'u përgatitur. Shpresoj që të gjithë lojtarët t'i kemi shëndoshë e mirë, duke përjashtuar Berishën, gjendja e të cilit tani dihet. "Ne kemi një skuadër më të re dhe unë besoj se ajo është e së ardhmes. Unë do të shkoj ditën e shtunë në Amsterdam për të ndjekur takimin Holandë-Bullgari dhe unë jam i bindur se do të nxjerr konkluzionet e duhura, për të mos humbur ndeshjen tonë kundër Holandës. Do të japim gjithcka. Nuk jam vetëm unë i bindur, por e ndjej edhe te lojtarët këtë frymë. Ka një atmosferë të ngrohtë dhe me një stadium plotësisht të shitur, me një gjyqtar korrekt (jo si në Holandë), unë besoj se ne do të arrijmë një rezultat të mirë". VENDOSIN GJYQTARËT "Dua t'u them dicka, që në fakt nuk ka të bëjë me ndeshjen kundër Holandës, por me atë që po ndodh cdo herë e më shumë në Europë, në lidhje me vendimet e gjyqtarëve. Në Kupën UEFA kemi parë se disa ndeshje janë vendosur nga arbitrat. Unë ndoqa në Zagreb takimin Dinamo e Zagrebit-Verder Bremen, dhe në minutën e 10-të, pa asnjë arsye gjyqtari norvegjez dha një penallti për Verder Bremen. E njëjta situatë ndodhi edhe në ndeshjen Shahjtor Dontesk-Red Bull Salzburg, në momentin më të rëndësishëm të takimit, dymbëdhjetë minuta përpara përfundimit të ndeshjes, gjyqtari dha një penallti për Shahjtorin, pas së cilës Red Bull u eliminua. Përse e them këtë? Në shumicën e rasteve, klubet apo kombe të mëdha, marrin dhurata të tilla nga gjyqtarët. Gazetarët shkruajnë për taktikën, për trajnerin, kur praktikisht për rezultatin në ndeshje të rëndësishme vendosin gjyqtarët. Më falni që u dhashë këta shembuj". TAKTIKË ANTI-HOLANDË "Sot, (dje) ne nuk mundëm të zhvillojmë stërvitje taktike, për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve, por nesër (sot), ne do ta aplikojmë të gjitha skemat që do të përdorim në ndeshjen kundër Holandës. Dua të riktheksoj se Holanda ka një ekip shumë të mirë. Ndeshja kunder perfaqesueses U-19 eshtë një ndeshje kontrolli. Natyrisht nuk është një kundërshtar të forte, por në Shqipëri nuk mund të gjenim një kundërshtar tjetër brenda këtyre ditëve. Përvec kësaj do të ketë edhe dy ndeshje kontrolli brenda lojtarëve që kemi në ekip. Cdo dy ditë ne do të aplikojmë skemat që do të përdorim kundër Holandës, dhe kështu ne do të rrisim motivimin e lojtarëve. PYETJET E GAZETAREVE Gjyqtari i përzgjedhur nga UEFA (Majk Rilej) për ndeshjen Shqipëri-Holandë shquhet për gabime gjatë gjykimit, nga ato që iu referua edhe trajneri gjatë konferencës. Duke pasur parasysh faktin se pas ndeshjes së parë me Holandën, trajneri Baric fajësoi foli për një gjykim që na penalizoi (nga gjyqtari izraelit Ajon Jefet), si e gjykoni këtë rast? "Së pari unë nuk e di kush është gjyqtari. Kush është ai? Unë nuk kam asnjë të drejtë të flas keq për një gjyqtar. Por meqë unë shikoj se kam parë shumë gjykime të dobëta kohët e fundit, ashtu si me ne në Holandë, konstatoj se janë prekur kombet dhe klubet e vogla. Dhe ne jemi të vegjël. Unë dëshiroj dhe uroj që ai (gjyqtari Rilej) të jetë korrekt. Herën e fundit ju (gazetarët) keni shkruar, dhe më të drejtë, se gjykimi i (Jefet) nuk ishte korrekt. Dhe shumë gazeta holandeze shkruan: "A kemi nevojë ne për ndihmë kundër Shqipërisë?". Dhe unë do të isha një idiot, nsë nuk do ta thoja këtë, dhe pas kësaj do ta zija veten me shpulla". Cfarë mund të ëndërrojnë shqiptarët në ndeshjen me Holandën? "Ne mund të ëndërrojmë gjithcka. Ëndërat nuk janë të ndaluara. Edhe dëshirat nuk janë të ndaluara. Por, ne duhet të jemi realistë dhe të bëjmë ëndrrat e dëshirat t'i afrohen sa më shumë realitetit. Ne do të bëjmë më të mirën, ne kemi një ekip të urritur, do të luajmë në shtëpi, përballë 95 për qind të tifozëve tanë. Historia e ka treguar se kur Shqipëria luan kundër skuadrave të mëdha ka bërë ndeshje të mira. Ky mund të jetë edhe shansi ynë. Para 14 ditësh ishte vërtet një ndeshje miqësore, por Zvicra fitoi kundër Holandës (2-1), por kur shikoj ata emra të mëdhenj të Holandës, dhe ku luajnë ata, te Arsenali, Liverpuli, Reali i Madridit, Ajaksit apo Milanit, atëherë them se do të jetë e vështirë. Për lojtarët tanë ky fakt do të përbëjë një motiv të madh dhe unë dua ta shfrytëzoj në maksimum atë. Është në natyrën time të punës ta transmetoj atë te skuadra". Dihen vështirësitë në përballjen me një ekip si Holanda dhe se sa vlen një gjykim i mirë. A jo që më shqetëson është fakti se si do ta organizojë mesfushën, dhe a do të ishte Bylykbashi një alternativë në mesfushë? "Ne luajmë kundër Holandës dhe jo kundër gjyqtarit. Unë fola për gjykimin në Holandë, pasi ju e dini se cfarë ka ndodhur atje. Unë do të flas me lojtarët e mi, që të mos përqendrohen në atë që mund të vendosë lojtari, por në lojën që duhet të zhvillojmë. Duhet të jemi në lojë të përqendruar dhe kështu do të jemi në rregull me gjithcka. Bylykbashi? Unë kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të. Në skuadrën tonë kemi një shok të ekipit të tij, i cili na ka informuar për të. Është një lojtar interesant. Detyra ime është të dërgoj shumë shpejt ndihmësit e mi për ta parë atë në Ukrainë gjatë një ndeshje. Do të vazhdojmë të shikojmë lojtarë të tjerë".