Stërvitjet e para, “kokoshi një thelë”

Nëse të gjatë seancës së parë stërvitore, të së hënës mbasdite në "Niko Dovana", ndihmësit e Oto Baricit, Kovacic dhe Duro, kishin vetëm dhjetë lojtarë nën urdhërat e tyre (Lala, Cana, Bushi, Duro, Muka, Xhafa, Dede, Rrustemaj, Hidi, Bulku), para diten e së martës në "Tofik Jashari", tekniku kroat kishte 13 lojtarë, teksa mungonin për shkak të ardhjes me vonesë (të justifikuara), pesë lojtarë: Arjan Beqaj, Armend Dallku, Debatik Curri, Edmond Kapllani dhe Erjon Bogdani, të cilët mbërritën sot gjatë mbasdites, i fundit Beqaj. Mesfushori i Ergotelisit, Altin Haxhi bëri një stërvitje të diferencuar, për shkak të problemeve me kaviljen. Gjatë seancës së pasdites grupi i lojtarëve zhvilloi një tjetër seancë, por Dallku e Curri munguan për shkak se kishin kaluar natën e së hënës në aeroportin e Vienës, ku dhe kishin fjetur në një nga hotelet pranë aeroportit.
A do te perseritin lojtaret ndeshjen si me Malten ?