FSHF shpall masat per ndeshjen Shqiperi-Holande

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Policia e Shtetit kërkojnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tifozerisë dhe qytetarëve për mbarëvajtjen e ndeshjes së rëndësishme Shqipëri-Holandë, të programuar, më 12 shtator 2007. FSHF-ja përmes një komunikate për shtyp bëri të ditur programin e organizimit të ndeshjes për të shmangur, sipas saj, të gjitha shqetësimet apo dhe incidentet e mundshme në prag të takimit. Masat janë marrë në bashkëpunim me policinë e shtetit. Stadiumi do të hapet për tifozët rreth 3 orë përpara fillimit të ndeshjes (ora 20:45).
* Biletat e ndeshjes Shqipëri-Holandë do të fillojnë te shiten ditën e premte, date 07.09.2007.
* Biletat do të shiten në pikat zyrtare të FSHF-së pranë "Pallateve 9-të katëshe" dhe pranë stadiumit kombëtar "Qemal Stafa"
* Diten e ndeshjes, date 12.09.2007 nuk do të shiten bileta në pikat e shitjes dhe pranë stadiumit "Qemal Stafa"
* Ditën e ndeshjes stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" do të hapë dyert në orën 17:00.
* Personat që disponojnë biletat në tribunat kryesore "A" dhe "B", si dhe delegacionet zyrtare VIP dhe mediat do të kenë si pikë hyrje në stadium vetëm rrugën pranë "Hotel Sheraton".
* Personat që disponojnë biletat në tribunat "C", "D1", "D2","D3" dhe "E" do të kenë si rrugë kalimi për në stadium rrugët pranë R.T.SH-së dhe Rrugen e Elbasanit.
* Tifozët holandezë do të largohen nga stadiumi 15 minuta pas largimit të tifozerisë shqiptare.