Bogu, imazhi i kostumit “Eton”

Kombëtarja shqiptare u paraqit me një imazh të ri, të denjë për ekipe të mëdha. I gjithë stafi teknik, lojtarët dhe të tjerë punonjës të FSHF-së ishin të veshur me kostume të prodhuar nga firma e njohur italiane "Eton". Sipas, menaxherit të FIFA-s, Sokol Haxhiaj, i cili bëri dhe të mundur realizimin e këtij projekti, firma italiane ishte bindur për vlerën e Kombëtares shqiptare, teksa kishte zgjedhur edhe sulmuesin e njohur Erion Bogdani, si imazhin e saj në Shqipëri. "Falënderoj kompaninë italiane që më dha mua dhe ekipit Kombëtar për t'u paraqitur sa më denjësisht jashtë fushës së futbollit.