Reagimet e botës së futbollit: “Platini, një pasues i denjë”

Albania Sport (AS) - Zyrtarët më të lartë të futbollit nga vendet e ndryshme europiane dhanë deklaratat e tyre të para pas zgjedhjes së Mishel si presidenti i gjashtë i Federata Europiane të Futbollit (UEFA).
Joseph Blatter (President i FIFA-s): "Unë ndihem shumë i gëzuar për bashkëpunimin e ardhshëm me Mishel Platini. Unë e kam vlerësuar punën e tij qysh nga viti 1998. Ai do të sjellë një erë të re. Ne kemi të njëjtat idea, se futbolli në radhën e patë është një sport dhe jo një biznes"
Theo Zëanziger (Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit): "Unë e kam thënë gjithmonë, se do të doja të humbisja me shumë dëshirë si mbështetës i Lennart Johanson, se sa të fitoja si kundërshtar i tij. Unë ndihem i trishtuar, që një njeri fitues si ai të mos zgjidhej. Ne i urojmë Michel Platini një dorë të mbarë. Në e vlerësojmë atë si një njeri dhe futbollist të madh. Shumë njerëz kanë shpresa te ai".
Raymond Domenech (Trajneri i Kombëtares franceze): "Unë jam shumë i gëzuar për Michel, që arriti të mbyllte me sukses fushatën e tij që u shoqërua nga guximi dhe pasioni. Kjo zgjedhje e angazhon atë për t'iu përkushtuar forcimit të futbollit. Për sportin tonë është një gjë e mirë, që futbollistë të klasit botëror si Platini ulen në instanca të tilla udhëheqëse".
Friedrich Stickler (president i Federatës Austriake të Futbollit): "Me këtë rezultat përfundon një erë e madhe. Presidenti i ri i nderit të UEFA-s, Lennart Johansson i ka bërë një shërbim të madh futbollit europian. Mishel Platini është një pasues i denjë. Një organizator i shkëlqyer i Kampionatit Botëror 1998 në Francë dhe një figurë e jashtëzakonshëm e futbollit në botëror. Platini ishte dhe është një mik i cmuar i futbollit austriak. Ne jemi të gëzuar që do të bashkëpunojmë me të suksesin e pritshëm të Euro 2008"