E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajasi Curri në “ndihmë” të durrsakut Kapllani

Albania Sport (AS) - Sulmuesi kavajas i Erzbebirge Aue, Skerdilajd Curi, mund t'i bëjë një shërbim të cmuar durrsakut të Karlsruhes, Edmond Kapllani, nësë skuadra e tij do të mposhtë të dielën, Hansa Rostock, në derbin e ashtuquajtur Ost-Derby. Dy ekipet do të takohen për javën e dytë të fazës së dytë të Bundesliga 2 në Aue, dhe ekipi i Skerdi Currit dëshiron të përfitojë në maksimum nga të luajturit në shtëpi. Erzgebirge Aue ndodhet në vendin e pestë në Bundesliga 2 me 30 pikë në 18 ndeshje, 7 pikë më pak se Hansa Rostock (37). Një fitore e Aue do të rriste në maksimum shpresat për t'u ngjitur në klubet e elitës gjermane të futbollit.
31-vjecari Curri, me vetëm 1 gol të shënuar në 13 takime të aktivizuara nuk gëzon atë status si 24-vjecari Kapllani te Karlsruhe (9 gola, në 17 ndeshje) dhe nga "Kicker.de" është parashikuar të jetë në pankinë. Edhe në takimin e fazës së parë, Curri luajti si zëvendësues nga minuta e 64.
Në takimin e fazës së parë ishte Hansa Rostock ajo që fitoi 1-0 (gol i Kern në të 6').

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›