Rriten normat e interesit për depozitat në lekë
• Normat e interesit për depozitat në monedhën vendase kanë pësuar rritje në krahasim me depozitat që janë në monedhë të huaj.
Shkak për këtë është vendimi i Bankës së Shqipërisë për rritjen e normës bazë të interesit. Sipas BSH-së, në tremujorin e katërt ka vazhduar prirja rritëse e normave të interesit në ndjekje të sinjaleve shtrënguese të politikës monetare. Interesat për depozitat në lekë kanë treguar një rritje të ndjeshme, gjë që ka sjellë zgjerimin e diferencës së tyre me interesat e depozitave në valutë. Normat e interesit për kredinë në lekë janë rritur më ngadalë se ato për depozitat dhe luhaten rreth një mesatareje të njëjtë në dy vitet e fundit. Në tremujorin e katërt të vitit 2007, normat afatshkurtra të interesit kanë vazhduar të reflektojnë politikën shtrënguese të bankës qendrore të sinjalizuar në dy momente, fund muajit shtator dhe atij nëntor.