Iso-polifonia dhe projekti për mbrojtjen
• Fillon projekti për ruajtjen dhe mbrojtjen e iso-polifonisë popullore shqiptare “Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit, mbrojtur nga UNESCO”.
Nesër në Përmet prezantohet ky projekt i përbashkët i iniciuar nga Këshilli i Muzikës Shqiptare, anëtar i IMC/UNESCO me mbështetjen e Zyrës së Unesco-s në Venecie, përmes financimit të Grantit të Qeverisë së Japonisë. Gjithashtu pas çeljes së këtij aktiviteti do të prezantohet “Ngritja e Odave të iso-polifonisë shqiptare në qytetet e Përmetit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës” me qëllim që të nxitet transmetimi i iso-polifonisë tek brezat më të rinj. Në të marrin pjesë mjeshtrit e Odave nga të gjitha qytetet ku këto Oda do të ngrihen, fëmijë dhe prindër si dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Odat drejtohen nga menaxherë të njohur për vlerat e tyre intelektuale në këtë fushë si: kompozitori Josif Minga-Korçë, Niko Mihali President i Seksionit Shqiptar të CIOFF-it-Përmet, Stefan Arseni-menaxher dhe intelektual i shquar i trashëgimisë kulturore-Gjirokastër dhe Sejmen Gjokoli, Kryetar i Grupeve dhe Shoqatave të Iso-Polifonisë-Vlorë. Po gjatë vitit 2008, do të organizohet edhe një “Seminar trajnues për ekspertët kombëtarë për Dixhitalizimin, Arkivimin dhe Menaxhimin e arkivave dixhitale të trashëgimisë shpirtërore”. Në kuadrin e këtij projekti, do të organizohet një kurs intensiv trajnimi me punonjësit e kulturës dhe specialistët e trashëgimisë shpirtërore për dixhitalizimin dhe menaxhimin e arkivave, duke përfshirë ato dixhitale.