Rriten të ardhurat nga kompanitë e sigurimit
• Shkurti ka qenë një muaj i mbarë për kompanitë e sigurimeve, pasi gjatë këtij muaji të ardhurat kanë pësuar rritje.
Të dhënat tregojnë se tregu i sigurimeve vazhdon të jetë i orientuar drejt sigurimit të jo-jetës, edhe pse kohët e fundit është rritur numri i kontratave të sigurimit të jetës. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) gjatë periudhës janar-shkurt 2008 tregu i sigurimeve ka një rritje në masën 19.71% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje është ndikuar nga rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në portofolin MTPL në masën 46.59%. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kap shifrën e 900 milionë lekëve dhe shënon një rritje në masën 18.99%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Ndërsa volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kap shifrën e 55.7 milionë lekëve dhe shënon një rritje në masën 32.70%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007.