E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia zbret në fushë me 4-4-2

Mediat sllovene kanë "zbuluar" edhe formacionin me të cilin skuadra e tyre do të përballet me kombëtaren shqiptare të drejtuar nga Otto Baric. Tekniku slloven Matjazh Kek do të hedhë skuadrën në fushë me klasiken 4-4-2.
Në portë do të jetë gardiani i Udineses, Samir Handanovic, i cili tani e një kohë është i paprekshëm në portën sllovene. Mbrojtja do të jetë e përbërë nga Misha Brecka (në anën e djathtë) që luan me Hamburgun në Gjermani, ndërsa Alesha Kokota që aktivizohet me Ëehen në kategorinë e dytë gjermane do të luajë në krahun e majtë.
Dy "stoperët" do të jenë Mitja Morec që luan në Izrael dhe Fabijan Cipot që luan në Zvicër me Luzern. Në mesfushë Kek ka menduar të aktivizojë si titullarë Andrazh Kirm (Domzhale), Anton Zhlogar (Anorthosis), Robert Koren (West Bromwich) dhe Valter Birsa (Sochaux), i cili mund të konsiderohet edhe si sulmues i tretë. Repartin ofansiv do ta përbëjnë dy sulmuesit shtatlartë Klemen Lavric (Duisburg) dhe Milivoje Novakovic (Koln).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›