Briatore pas Tottit ëndërron edhe Del Pieron në QPR

Jo vetëm Francesco Totti. Edhe Alex Del Piero është një nga objektivat e Flavio Briatores për skuadrën e tij Queen's Park Rangers (QPR) që bën gara në kategorinë e dytë angleze. Sipas të përditshmes londineze "Daily Mirror", Briatore ka bërë gati 20 milionë stërlina (afër 29 milionë euro) për të sjellë juventinin në QPR. Operacioni duket se favorizohet edhe nga arritja në klub e Franco Ceravolo, ish-bashkëpunëtor i Moggit te Juventus, si dhe nga kontaktet që tashmë kanë Del Piero dhe Caliendo, ish-pronari i QPR.