Bariç me humbje, Katanec me te kuqe

Nga Dash Frashëri dhe Altin B.Kodra
Albania-sport - Me këto pak fjalë mund të përmblidhet ndeshja e shumëpritur miqësore Shqipëri-Maqedoni (0-1), e cila fatkeqësisht përtej optimizmit përfundoi në mënyrë të paimangjinueshme me rezultatin negativ, që kurrsesi nuk do të dëshironim ta bënim "bis" me Slloveninë, në të njëtin stadium, që ndryshe nga ballafaqimi i parë i ish-trajnerit të Kombëtares, gjermanit Hans Peter Briegel (Shqipëri-Rusi 3-1, zyrtare), ky i kroatit Oto Baric (Shqipëri-Maqedoni 0-1, miqësore), duhet të ketë bindur edhe kundërshtarët më të reptë të projektit të rinovimit të shpejtë, se koha e Igli Tares, Altin Haxhit, Besnik Hasit, e shumë veteranëve të tjerë mbi 30-vjecarë ka përfunduar. Skuadra maqedonase u paraqit më e qartë në veprimet e saj, teksa në pjësën e para pamë një Shqipëri shumë apatike dhe të zbehtë, të paorganizuar dhe pa forcë goditëse aq sa vështirë se në 45 minutat e gjysmëlojës së parë të identifikoje ndonjë gjë me vlera futbollistike. Kundërshtarët tanë, që u stërvitën në "Niko Dovana" të Durrësit (Shqipëria në të famshmin "Tofik Jashari të Shijakut) dhe bujtën në të njëjtin hotel (Adriatik) dhe konsumuan të njëjtar produkte të kuzhinës shqiptare, jo vetëm që shënuan golin e "vogël" të fitores së madhe, por rrahën edhe dy herë shtyllat pingule të portës së mbrojtur nga Arjan Beqaj. Ajo që e bën edhe më të keqardhshme, nuk ishte humbja ndaj formacionit maqedonas, i cili në eliminatoret e Kampionatit Europian ka barazuar me Anglinë (0-0) në transferta (Shqipëria me Bjellorusinë 2-2 në Minsk), ishte fakti i dështimit të tezës "Tare nga minuta 1". Trajneri me përvojë Oto Baric (ka drejtuar me sukses kombëtaret e Austrisë dhe Kroacisë), vetëm orët e fundit e rivlerësoi si opsion aktivizimin e sulmuesit jashtë forme të Lacios, Igli Tare (vetëm 33 minuta lojë, i zëvendësuar nga sulmuesi potent Besart Berisha), teksa median mund të ngreje pa frikë versionin se 75-vjecari Baric i është përulur presionit që mund të vinë nga qarqe të caktuara brenda FSHF-së (me përjashtim të presidentit Duka) apo klaneve të gardës së vjetër të "pronarëve të përjetshëm" të një grupi të caktuar lojtarësh, që duken se paskan lindur në "maternitetin" e Kombëtares, dhe presin që dhe "banesën e fundit" ta kenë po aty. Një shtyllë dhe pak veprime flasin shumë pak për një ekip Kombëtar, që ka luksin të thërrasë por të mos aktivizojë lojtarë që përbëjnë edhe gjeneratën e re të KOMBËTARES kuqezi, që nuk i përket në mënyrë personale kompetencave të shkruara të presidentit të FSHF-së, Armando Duka.... Kjo ishte humbja e katërt në gjashtë takime me Maqedoninë fqinjë dhe e parë në shtëpi, por të paktëm kuptuam se vendi me nr.54 që bashkëlojtarët e shqiptarit Artim Pollozhani në botën e futbollit, është i merituar plotësisht, ndërsa 16 shkurti mund ta "zbythë" Shqipërinë edhe ndonjë vend në renditjen botërore mujore të FIFA-s. Ajo që dëshiron Albania-sport.com është kërkesa e gjithë sportdashësve shqiptarë, kudo që jetojnë: Mos lejoni të paktën humbjen me Slloveninë, mos na lini me vetëm 1 pikë nga 12 të mundshmet, mos u bëni shkak i braktisjes së të huajit të dytë që drejtoi Shqipërinë në pesë vitet e fundit.