E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç “vret” optimizmin e shqiptareve kudo ne bote

Nga Gjermania, Alfred Mane
Faqja prestigjioze sportive shqiptare, albania-sport.com organizoi për rreth një muaj një sondazh në lidhje me rezultatin e pritshëm të ndeshjes miqësore ndërkombëtare Shqipëri-Maqedoni, me pyetjen: " Si del miqesorja Shqiperi-Maqedoni?". Në votimin unik me një opsion identifikimi, shprehën mendimin e tyre 565 votues. 86.9 përqind e tyre ose 491 votues ishin të bindur se Shqipëria. Për një fitore të Maqedonisë besonin vetëm 38 individë ose 6.7 përqind e lexuesve të albania-sport.com. Për barazim ishin shprehur vetëm 36 përsona ose 6.5 përqind. Por, Shqipëria e Oto Baric nuk mundi të përcjellë në fushën e blertë optimizmin e dashamirësve shqiptarë kudo që ndodhen ata. Rezultatet e sondazhit Fiton Shqiperia 491 Barazim 36 Fiton Maqedonia 38 Vota: 565

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›