E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari gjeneral i federatës sllovene në Kosovë

Me ftesë të Federatës së Basketbollit të Kosovës do të qëndrojë në një vizitë zyrtare treditore (18,19 dhe 20 qershor) në Prishtinë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Sllovenisë, Istok Rems. Gjatë kësaj vizite Istok Rems, i cili është edhe gjyqtar i rangut të lartë të FIBA-s, përvec bisedave për formën e bashkëpunimit në mes të dy federatave, më 19 qershor do të zhvillojë një seminar për gjyqtarët kosovarë të basketbollit, ndërsa më 20 qershor do të ligjërojë para gjyqtarëve dhe trajnerëve kosovarë. Kjo është vizitë kthyese e Federatës së Basketbollit të Sllovenisë, pasi që kryetari i FBK-së, Erolld Belegu kishte vizituar federatën sllovene gjatë verës së kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›