Bariç nga tribuna VIP: Kam një ndjenjë të mirë për Shqipërinë
Oto Bariç kthehet sërish në
mesin e shqiptarëve. Ishtrajneri
kroat i Kombëtares
shqiptare mbërriti në Tiranë
si një ndër të ftuarit specialë
të Federatës Shqiptare të
Futbollit për të ndjekur nga
tribuna e "Qemal Stafës" takimin
e rëndësishëm, që do të
luhet sot, Shqipëri-Portugali,
i cili përkon edhe me debutimin
e mikut dhe bashkëkombësin
e tij, trajnerin aktual
të përfaqësueses sonë, Josip
Kuzhe.
Plakushi simpatik, i cili
debutoi në krye të Shqipërisë
më 16 gusht 2006 në ndeshjen
miqësore San Marino-Shqipëri
3-0, arriti të fi tonte zemrën
e shqiptarëve me performancën
e tij gjatë pjesës më
Ish-trajneri
të madhe të eliminatoreve të Euro
2008. Periudha e tij e suksesshme
u shkatërrua në dy ndeshjet e
fundit në grup, kur u mund 4-2
nga Gjeorgjia në Tiranë (17 nëntor
2007) dhe 6-1 ndaj Rumanisë
në Bukuresht (24 nëntor 2007).
Dhe menjëherë pas ndeshjes së
humbur ndaj rumunëve, pasi u
ndje i tradhtuar nga futbollistët
e tij, ai dha dorëheqjen nga drejtimi
i Shqipërisë, edhe pse kishte
arritur një paramarrëveshje për
rinovimin e kontratës.
Edhe pse në moshën
77-vjeçare, Oto Bariç u rishfaq
në ambientin shqiptar në formë
si gjithnjë dhe shumë i gatshëm
për të komunikuar me mediat
për të ndarë me to edhe disa
opinione të rastit rreth zhvillimeve
të fundit në futbollin shqiptar,
por edhe me sfi dën e sotme
ndaj luzitanëve. "Kam ardhur në
Shqipëri me ftesë të Federatës
suaj të Futbollit dhe për të parë
nga afër ndeshjen e një miku të
ngushtë, Josip Kuzhe. Më vjen
mirë që u riktheva në Shqipëri.
Do të doja shumë që Shqipëria
të bënte hapa në rritje në futboll.
Ruaj ende marrëdhënie të
shkëlqyera me disa lojtarë, dhe
më vjen mirë që do t‘i shoh ata
nesër të luajnë. Erdha edhe për
njerëzit që më ftuan", - u shpreh
Bariç për mediat.
I ngacmuar në lidhje me
faktin se nëse kishte sharë Shqipërinë
në mediat kroate, Bariç
fi llimisht tha se nuk e kuptonte
këtë pyetje. "Nuk e kuptoj mirë
pse më bëni këto lloj pyetjesh.
Gjithmonë e kam vlerësuar
Shqipërinë dhe kam një sensacion
të mirë për të. Nuk e di
kush ka interes të më bëhen
pyetje të tilla. Nuk kam folur
keq në media për Shqipërinë",
- u shpreh Bariçi. Në
lidhje me një parashikim të
mundshëm për ndeshjen e
së shtunës, Bariç u shpreh:
"Ndeshja është e vështirë.
Portugalia ka një ekip të mirë
dhe këtë e di nga përvoja ime
si trajner kundër saj. Portugalia
vjen me një objektiv të
madh në vendin tuaj. Nga
ana tjetër, Shqipëria mund
të japë shumë, duke parë se
dhe kjo është ndeshja e parë
e mikut tim Kuzhe. Shpresoj
që lojtarët të japin më të
mirën e tyre"
mesin e shqiptarëve. Ishtrajneri
kroat i Kombëtares
shqiptare mbërriti në Tiranë
si një ndër të ftuarit specialë
të Federatës Shqiptare të
Futbollit për të ndjekur nga
tribuna e "Qemal Stafës" takimin
e rëndësishëm, që do të
luhet sot, Shqipëri-Portugali,
i cili përkon edhe me debutimin
e mikut dhe bashkëkombësin
e tij, trajnerin aktual
të përfaqësueses sonë, Josip
Kuzhe.
Plakushi simpatik, i cili
debutoi në krye të Shqipërisë
më 16 gusht 2006 në ndeshjen
miqësore San Marino-Shqipëri
3-0, arriti të fi tonte zemrën
e shqiptarëve me performancën
e tij gjatë pjesës më
Ish-trajneri
të madhe të eliminatoreve të Euro
2008. Periudha e tij e suksesshme
u shkatërrua në dy ndeshjet e
fundit në grup, kur u mund 4-2
nga Gjeorgjia në Tiranë (17 nëntor
2007) dhe 6-1 ndaj Rumanisë
në Bukuresht (24 nëntor 2007).
Dhe menjëherë pas ndeshjes së
humbur ndaj rumunëve, pasi u
ndje i tradhtuar nga futbollistët
e tij, ai dha dorëheqjen nga drejtimi
i Shqipërisë, edhe pse kishte
arritur një paramarrëveshje për
rinovimin e kontratës.
Edhe pse në moshën
77-vjeçare, Oto Bariç u rishfaq
në ambientin shqiptar në formë
si gjithnjë dhe shumë i gatshëm
për të komunikuar me mediat
për të ndarë me to edhe disa
opinione të rastit rreth zhvillimeve
të fundit në futbollin shqiptar,
por edhe me sfi dën e sotme
ndaj luzitanëve. "Kam ardhur në
Shqipëri me ftesë të Federatës
suaj të Futbollit dhe për të parë
nga afër ndeshjen e një miku të
ngushtë, Josip Kuzhe. Më vjen
mirë që u riktheva në Shqipëri.
Do të doja shumë që Shqipëria
të bënte hapa në rritje në futboll.
Ruaj ende marrëdhënie të
shkëlqyera me disa lojtarë, dhe
më vjen mirë që do t‘i shoh ata
nesër të luajnë. Erdha edhe për
njerëzit që më ftuan", - u shpreh
Bariç për mediat.
I ngacmuar në lidhje me
faktin se nëse kishte sharë Shqipërinë
në mediat kroate, Bariç
fi llimisht tha se nuk e kuptonte
këtë pyetje. "Nuk e kuptoj mirë
pse më bëni këto lloj pyetjesh.
Gjithmonë e kam vlerësuar
Shqipërinë dhe kam një sensacion
të mirë për të. Nuk e di
kush ka interes të më bëhen
pyetje të tilla. Nuk kam folur
keq në media për Shqipërinë",
- u shpreh Bariçi. Në
lidhje me një parashikim të
mundshëm për ndeshjen e
së shtunës, Bariç u shpreh:
"Ndeshja është e vështirë.
Portugalia ka një ekip të mirë
dhe këtë e di nga përvoja ime
si trajner kundër saj. Portugalia
vjen me një objektiv të
madh në vendin tuaj. Nga
ana tjetër, Shqipëria mund
të japë shumë, duke parë se
dhe kjo është ndeshja e parë
e mikut tim Kuzhe. Shpresoj
që lojtarët të japin më të
mirën e tyre"