E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastet, Portugalia favorite absolute

Pavarësisht presionit, pasi sfi da në Tiranë cilësohet "për jetë a vdekje", Portugalia
e Kristiano Ronaldos shihet si favoritja absolute për të fi tuar në "Qemal Stafa".
Kompanitë e ndryshme të basteve e kuotojnë shenjën "2" në
skedinë me koefi cientin 1.3. Barazimi jepet me 4.65, ndërsa
fi torja e Shqipërisë shihet si rezultat surprizë dhe kuotohet 8.5.
E ndryshme është çështja e golave: problemet e luzitanëve në
tri ndeshjet e fundit, ku nuk kanë arritur të shënojnë dhe loja
mbrojtëse e kuqezinjve, bëjnë që koefi cienti për barazimin 0-0
(ashtu si në Braga) të jetë 3.0. Si rezultatet më të mundshme të
kësaj përballjeje shihen fi toret 0-1 (3.0) dhe 0-2 (5.0) të luzitanëve.
Sipas "bookmaker"-save, shanset më të mëdha janë që
rezultati të zhbllokohet në 15 minutat e para të ndeshjes: rrjeta
në këtë periudhë kohore kuotohet 2.45. Sa më shumë që të
zgjasë rezistenca e kuqezinjve, koefi cienti rritet, ndërsa për golin në 15 minutat e
fundit, bastexhinjtë përfi tojnë 19-fi shin e shifrës së vendosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›