E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia, për "jetë a vdekje"

Portugalia "zbarkoi" në Shqipëri
në masa të forta sigurie.
Aeroplani i përfaqësueses
luzitane ka mbërritur 60 minuta
me vonesë në Rinas, ndërsa menjëherë
skuadra u akomodua në
hotel "Sheraton". Pas stërvitjes
së pasdites në terrenin e "Qemal
Stafës", trajneri Karlos Kueiroz,
Deko dhe Boa Morte kanë dalë në
konferencë për shtyp. Ish-ndihmësi
i Aleks Ferguson deklaroi: "E respektoj
Shqipërinë, njoh disa lojtarë të
kësaj skuadre, si Cana, Skela, Lala,
apo Berisha. Është e vërtetë që
juve nuk keni çfarë të humbisni,
por nesër do të dilni të mposhtur
nga fusha e lojës. Skuadra është në
gjendje mjaft të mirë, kemi ardhur
të përgatitur për të marrë tri pikët".
Rreth krizës së golit te portugezët
Kueiroz shtoi: "Nuk shënojmë prej
tri ndeshjesh, por nesër (sot) gjërat
do të ndryshojë. Do shënojmë dhe
do të fi tojmë". Edhe Deko e vlerësoi
si mjaft të vështirë takimin me
kuqezinjtë e Kuzhe. "Është ndeshje
shumë e vështirë, por ne kemi ardhur
vetëm për të fi tuar. Shqipëria
nuk ka çfarë humbet, por për ne
është shumë e rëndësishme të
marrim maksimumin. Tri ndeshje
pa gola? Me Shqipërinë do rigjejmë
golin, shënon edhe Deko", tha fantazisti
i Çelsit. Ndërkohë, presidenti
i Federatës Portugeze të Futbollit,
Gilberto Madail, është shprehur i
sigurt se përfaqësuesja luzitane do
të fi tojë. "Ne duhet të mendojmë
për ndeshjet e tjera", deklaroi ai. "E
kemi të qartë se kemi një sfi dë të
rëndësishme, por jam i bindur se
ekipi do të fi tojë. Jemi në një situatë
mjaft delikate, e për të shpresuar të
kualifi kohemi në Botëror duhet të
fi tojmë pesë ndeshjet e mbetura,
por skuadrat e mëdha dallohen në
momentet e vështira".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›