Kuzhe: Shqipëria ime i ka shanset ta mundë Portugalinë
Koha e përgatitjes së
ndeshjes në letër përfundoi.
Sot në mbrëmje do
të zbresin në fushën e "Qemal
Stafës" Shqipëria e Portugalia.
Janë në pozita diametralisht të
kundërta. Për kuqezinjtë e dalë
jashtë objektivave do të jetë një
ndeshje prestigji, ku trajneri i ri,
Josip Kuzhe, duhet të kalojë me
suksese debutimin në pankinë.
Ndërsa kampi kundërshtar zien
nga tensioni, pasi bëhet fjalë për
një sfi dë për "jetë a vdekje". Vetëm
fitorja mund të mbajë gjallë
ëndrrën e Ronaldo & Co. për të
fi tuar një biletë në Botërorin 2010
në Afrikën e Jugut. Shqipëria dhe
Portugalia janë ndeshur katër
herë në të kaluarën, ku barazimi
0-0 i Bragës në tetor 2008 shënon
dhe të vetmin rezultat pozitiv për
kuqezinjtë, por shpresat janë të
mos mbetet i vetëm.
Optimizmi
Kartat tashmë janë përzier dhe
11-shet janë përzgjedhur. Edhe
pse kundërshtari mbart mbi vete
emrin e një fuqie të futbollit evropian,
atmosfera e pragndeshjes
ofron për shqiptarët besim se një
surprizë mund të jetë më se e
realizueshme. Këtë e beson edhe
vetë tekniku kroat. Pas shtatë
ditësh pune me potencialin futbollistik
shqiptar, ai shprehet
i kënaqur. Tashmë idetë i ka të
qarta dhe ua ka përcjellë ato edhe
lojtarëve. "Jam përpjekur të ndërtoj
një formacion me ide të qarta
të lojës mbrojtëse, por edhe sulmuese,
ka shpjeguar Kuzhe. Do
të thosha se kemi besim te vetja".
E konfi rmon forcën e kundërshtarit,
i cili, i kushtëzuar edhe nga
situata në renditje, pritet të shkarkojë
të gjitha bateritë mbi kuqezinjtë.
Por rrëfen se te Shqipëria ka
optimizëm në këtë pragndeshje:
"Jemi përpjekur të ndërtojmë një
atmosferë të mirë dhe mentalitet
fi tuesi. Jam optimist se futbollistët
do të tregojnë diçka".
Strategjia
Nuk pëlqen ta zbulojë 11-shen
titullare apo modulin e përzgjedhur,
por thekson se "është i rëndësishëm
koncepti i lojës, që ka të
bëjë me strategjinë, me të cilën
do të kërkojmë ta përballojmë
kundërshtarin. Ne jemi përpjekur
shumë për të qenë sa më të kujdesshëm
në mbrojtje, por njëkohësisht
do të kërkojnë të jemi të
rrezikshëm në lojën sulmuese".
Për të fi tuar besimin e shqiptarëve
i duhet të godasë në shenjë: "Kjo
ndeshje është shumë e rëndësishme
edhe për mua, sepse është
kontakti i parë me tifozët shqiptarë.
Mezi pres t‘ua fi toj besimin
atyre, që sigurisht do të vinte
nëpërmjet rezultatit të mirë. Sigurisht
do të luajmë edhe në sulm, por
të kuptohemi: kujdesi më i madh
do t‘i kushtohet mbrojtjes".
Agresiviteti
Gjithsesi pritet një vendosje
shumë defensive, e cila mund të
jetë 4-4-1-1. Tekniku kroat, pasi
ka studiuar të gjitha situatat taktike,
nuk i kursen komplimentet
për mesfushorët, që i konsideron
të shkëlqyer. Por ka evidentuar
që mesfushës i mungon agresiviteti
në aspektin mbrojtës, pasi
tiparet e Skelës, Duros, Hykës,
Bylykbashit e Muzakës etj. janë
sulmues. "Kjo ka qenë arsyeja që
i kam kërkuar Beqirit të luajë në
mesfushë dhe jam i lumtur që
ai i është përgjigjur pozitivisht
kërkesës sime dhe besoj se do ta
kryejë shumë mirë këtë detyrë".
Provokimi
Deklaratën provokuese të
rivalit Kueiroz se "s‘do të doja
të isha në vendin e Kuzhesë dhe
shqiptarëve në këtë ndeshje", e
konsideron si një nga mënyrat
e përdoruara nga trajneri portugez
për të karikuar futbollistët
e tij, ndaj nuk dëshiron të
replikojë. Por në fund e thumbon
me takt, duke i kujtuar se
Shqipëria ia ka shanset ta shokojë
këtë Portugali. "Natyrisht
trajneri Kueiroz do të mundohet
t‘i motivojë futbollistët e tij dhe
t‘u japë besim për këtë ndeshje.
Le ta lëmë Kueirozin të thotë
ç‘të dojë, kurse ne të mendojmë
për veten. Sigurisht ata janë më
të mirë për sa u përket aftësive
individuale, por dua të besoj
që ne i kemi mundësitë për të
marrë rezultat pozitiv".
Në pritje të fërshëllimës së
gjyqtarit gjerman, Florian
Mejer, që do të sinjalizojë
fillimin e ndeshjes Shqipëri-
Portugali, dueli luhet në planin
psikologjik. Karlos Kueiroz, trajneri
i luzitanëve, provokoi kuqezinjtë,
duke thënë se sot në "Qemal
Stafa" nuk do të donte të ishte në
vendin e tyre. Fjalë që shprehin
besimin e ish-krahut të djathtë të
Ferguson te Mançester Junajtid,
se Kristiano Ronaldo & Co. nuk do
t‘i lënë lojtarët shqiptarë të marrin
frymë. I përpiktë vjen edhe reagimi
i kapitenit Lorik Cana: "Nuk jam
në pozicionin për t‘iu përgjigjur
zotit Kueiroz, por ai duhet të dijë
se shqiptarët janë dhe do të jenë
gjithmonë krenarë. Kjo ndodh në
futboll, por edhe në jetën e përditshme.
Si në humbje ashtu edhe
në fi tore do ta kemi kokën lart dhe
do mbetemi krenarë për origjinën
tonë. Çfarë do të ndodhë?
Atë le ta tregojmë në fushë, me
mundësitë tona. Nuk dorëzohemi,
në asnjë moment nuk i
trembemi Portugalisë". Mungesat
dhe forca e kundërshtarëve e
detyrojnë trajnerin Kuzhe të luajë
me formacionin 4-4-1-1, me tipare
të theksuara defensive. Sipas
25-vjeçarit, pavarësisht dëshirës,
kjo është mënyra e vetme sesi
Kombëtarja mund të luajë përballë
Portugalisë, që është dukshëm
një ekip më cilësor. Cana
ka folur edhe për aktivizimin në
qendër të mbrojtjes, ashtu si edhe
sot, sa herë që skuadra ka nevojë.
"Thuajse të gjithë kemi biseduar
me trajnerin, ku ai na ka kërkuar
informacione rreth pozicioneve
të preferuara dhe ku aktivizohemi
në skuadrat tona. Aktivizimi si
mbrojtës? I kam thënë Kuzhesë se
roli im është mesfushor, por disa
herë në Kombëtare ose me klubin
tim kam luajtur edhe në këtë
pozicion. Me mungesën e Dallkut,
trajneri mendon se skuadra mund
të përfitojë nga kthimi im në
mbrojtje, për t‘i dhënë këtij reparti
më shumë stabilitet, organizim
dhe më tepër qetësi. Patjetër që
jam në dispozicionin e tij dhe të
skuadrës, nënvijëzoi Cana. Me
këtë skemë qëndrojmë mbrapa
dhe presim kundërshtarët? Edhe
sikur të kishim dëshirë për të luajtur
në sulm, të them të drejtën
nuk e besoj se do të ishte e mundur,
prej kualitetit dhe nivelit të
kundërshtarëve. Ata kanë lojtarë
shumë të fortë, të cilët në çdo moment
mund të depërtojnë dhe ta
sulmojnë ekipin tonë. Nuk i kemi
mundësitë të luajmë duke parë
shumë nga porta portugeze. Është
e vështirë të përsërisim ndeshjen
e Bragas: atje kishim shumë fat
dhe në portë luante Beqaj, i cili
bëri një paraqitje të madhe. Këto
janë llojet e sfi dave që në dhjetë
raste, nëntë herë del i humbur nga
fusha e lojës. Kemi gjithçka për të
fi tuar, por duhet të shfrytëzojmë
momentet kur ne kemi topin dhe
disa momente kyç, kur mund t‘i
godasim".
Kapiteni kuqezi mendon se
Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur
dhe përballja duhet të jetë një
mundësi për të kënaqur tifozët.
Cana nuk e sheh këtë si një sfi dë
mes tij dhe Kristiano Ronaldos, por
bën thirrje për të kërkuar rezultatin
historik. "Kjo nuk është një sfi dë
ndërmjet meje dhe Ronaldos,
sepse lojtarë të tillë, ose ekipeve
si Portugalia mund t‘u bëhet ballë
vetëm si skuadër. Lojtari që do të
luajë kundër Ronaldos ka patjetër
nevojë për mbështetje nga shokët
e tjerë, që duhet të qëndrojnë sa
më afër, sepse ndryshe rrezikojmë.
Kemi një mundësi të mirë, që të
luajmë në fushën tonë me një prej
ekipeve më të forta në botë, në
një kohë kur nuk kemi asgjë për të
humbur. Është një shans për ne, që
të kemi një fi llim të ri me trajnerin
Kuzhe. E shtuna duhet të jetë një
mundësi që ta nderojmë vendin
tonë dhe t‘i kënaqim tifozët që do
të jenë të pranishëm në stadium
dhe ata që do ta ndjekin ndeshjen
nëpërmjet televizionit. Mua më
duket se ky është momenti kur
lojtarët duhet të tregojnë kualitetin
e tyre dhe pse jo, të arrijmë një
rezultat historik".
Kur fl itet për Lorik Canën nuk
ka si të mos diskutohet për merkato.
Mediat franceze bënë të ditur
se trajneri i ri i Marsejës, Didië
Deshamp, nuk është mbështetës i
shqiptarit dhe mund të lejojë largimin
e tij, për të afruar elementë
më teknikë, si Tiago ose Diarra.
Në gjurmët e mesfushorit janë
Liverpuli, Arsenali, Totenhemi,
Evertoni e Bajerni i Mynihut, por
kosovari nuk preferon të fl asë për
të ardhmen. "Do të më pëlqente
të diskutoja vetëm për sfi dën me
Portugalinë. Por, meqë më pyetët
po ju them se gjatë muajit qershor
do të mësohet nëse do të lëviz apo
jo nga Olimpik Marseja", përfundoi
kuqeziu.
ndeshjes në letër përfundoi.
Sot në mbrëmje do
të zbresin në fushën e "Qemal
Stafës" Shqipëria e Portugalia.
Janë në pozita diametralisht të
kundërta. Për kuqezinjtë e dalë
jashtë objektivave do të jetë një
ndeshje prestigji, ku trajneri i ri,
Josip Kuzhe, duhet të kalojë me
suksese debutimin në pankinë.
Ndërsa kampi kundërshtar zien
nga tensioni, pasi bëhet fjalë për
një sfi dë për "jetë a vdekje". Vetëm
fitorja mund të mbajë gjallë
ëndrrën e Ronaldo & Co. për të
fi tuar një biletë në Botërorin 2010
në Afrikën e Jugut. Shqipëria dhe
Portugalia janë ndeshur katër
herë në të kaluarën, ku barazimi
0-0 i Bragës në tetor 2008 shënon
dhe të vetmin rezultat pozitiv për
kuqezinjtë, por shpresat janë të
mos mbetet i vetëm.
Optimizmi
Kartat tashmë janë përzier dhe
11-shet janë përzgjedhur. Edhe
pse kundërshtari mbart mbi vete
emrin e një fuqie të futbollit evropian,
atmosfera e pragndeshjes
ofron për shqiptarët besim se një
surprizë mund të jetë më se e
realizueshme. Këtë e beson edhe
vetë tekniku kroat. Pas shtatë
ditësh pune me potencialin futbollistik
shqiptar, ai shprehet
i kënaqur. Tashmë idetë i ka të
qarta dhe ua ka përcjellë ato edhe
lojtarëve. "Jam përpjekur të ndërtoj
një formacion me ide të qarta
të lojës mbrojtëse, por edhe sulmuese,
ka shpjeguar Kuzhe. Do
të thosha se kemi besim te vetja".
E konfi rmon forcën e kundërshtarit,
i cili, i kushtëzuar edhe nga
situata në renditje, pritet të shkarkojë
të gjitha bateritë mbi kuqezinjtë.
Por rrëfen se te Shqipëria ka
optimizëm në këtë pragndeshje:
"Jemi përpjekur të ndërtojmë një
atmosferë të mirë dhe mentalitet
fi tuesi. Jam optimist se futbollistët
do të tregojnë diçka".
Strategjia
Nuk pëlqen ta zbulojë 11-shen
titullare apo modulin e përzgjedhur,
por thekson se "është i rëndësishëm
koncepti i lojës, që ka të
bëjë me strategjinë, me të cilën
do të kërkojmë ta përballojmë
kundërshtarin. Ne jemi përpjekur
shumë për të qenë sa më të kujdesshëm
në mbrojtje, por njëkohësisht
do të kërkojnë të jemi të
rrezikshëm në lojën sulmuese".
Për të fi tuar besimin e shqiptarëve
i duhet të godasë në shenjë: "Kjo
ndeshje është shumë e rëndësishme
edhe për mua, sepse është
kontakti i parë me tifozët shqiptarë.
Mezi pres t‘ua fi toj besimin
atyre, që sigurisht do të vinte
nëpërmjet rezultatit të mirë. Sigurisht
do të luajmë edhe në sulm, por
të kuptohemi: kujdesi më i madh
do t‘i kushtohet mbrojtjes".
Agresiviteti
Gjithsesi pritet një vendosje
shumë defensive, e cila mund të
jetë 4-4-1-1. Tekniku kroat, pasi
ka studiuar të gjitha situatat taktike,
nuk i kursen komplimentet
për mesfushorët, që i konsideron
të shkëlqyer. Por ka evidentuar
që mesfushës i mungon agresiviteti
në aspektin mbrojtës, pasi
tiparet e Skelës, Duros, Hykës,
Bylykbashit e Muzakës etj. janë
sulmues. "Kjo ka qenë arsyeja që
i kam kërkuar Beqirit të luajë në
mesfushë dhe jam i lumtur që
ai i është përgjigjur pozitivisht
kërkesës sime dhe besoj se do ta
kryejë shumë mirë këtë detyrë".
Provokimi
Deklaratën provokuese të
rivalit Kueiroz se "s‘do të doja
të isha në vendin e Kuzhesë dhe
shqiptarëve në këtë ndeshje", e
konsideron si një nga mënyrat
e përdoruara nga trajneri portugez
për të karikuar futbollistët
e tij, ndaj nuk dëshiron të
replikojë. Por në fund e thumbon
me takt, duke i kujtuar se
Shqipëria ia ka shanset ta shokojë
këtë Portugali. "Natyrisht
trajneri Kueiroz do të mundohet
t‘i motivojë futbollistët e tij dhe
t‘u japë besim për këtë ndeshje.
Le ta lëmë Kueirozin të thotë
ç‘të dojë, kurse ne të mendojmë
për veten. Sigurisht ata janë më
të mirë për sa u përket aftësive
individuale, por dua të besoj
që ne i kemi mundësitë për të
marrë rezultat pozitiv".
Në pritje të fërshëllimës së
gjyqtarit gjerman, Florian
Mejer, që do të sinjalizojë
fillimin e ndeshjes Shqipëri-
Portugali, dueli luhet në planin
psikologjik. Karlos Kueiroz, trajneri
i luzitanëve, provokoi kuqezinjtë,
duke thënë se sot në "Qemal
Stafa" nuk do të donte të ishte në
vendin e tyre. Fjalë që shprehin
besimin e ish-krahut të djathtë të
Ferguson te Mançester Junajtid,
se Kristiano Ronaldo & Co. nuk do
t‘i lënë lojtarët shqiptarë të marrin
frymë. I përpiktë vjen edhe reagimi
i kapitenit Lorik Cana: "Nuk jam
në pozicionin për t‘iu përgjigjur
zotit Kueiroz, por ai duhet të dijë
se shqiptarët janë dhe do të jenë
gjithmonë krenarë. Kjo ndodh në
futboll, por edhe në jetën e përditshme.
Si në humbje ashtu edhe
në fi tore do ta kemi kokën lart dhe
do mbetemi krenarë për origjinën
tonë. Çfarë do të ndodhë?
Atë le ta tregojmë në fushë, me
mundësitë tona. Nuk dorëzohemi,
në asnjë moment nuk i
trembemi Portugalisë". Mungesat
dhe forca e kundërshtarëve e
detyrojnë trajnerin Kuzhe të luajë
me formacionin 4-4-1-1, me tipare
të theksuara defensive. Sipas
25-vjeçarit, pavarësisht dëshirës,
kjo është mënyra e vetme sesi
Kombëtarja mund të luajë përballë
Portugalisë, që është dukshëm
një ekip më cilësor. Cana
ka folur edhe për aktivizimin në
qendër të mbrojtjes, ashtu si edhe
sot, sa herë që skuadra ka nevojë.
"Thuajse të gjithë kemi biseduar
me trajnerin, ku ai na ka kërkuar
informacione rreth pozicioneve
të preferuara dhe ku aktivizohemi
në skuadrat tona. Aktivizimi si
mbrojtës? I kam thënë Kuzhesë se
roli im është mesfushor, por disa
herë në Kombëtare ose me klubin
tim kam luajtur edhe në këtë
pozicion. Me mungesën e Dallkut,
trajneri mendon se skuadra mund
të përfitojë nga kthimi im në
mbrojtje, për t‘i dhënë këtij reparti
më shumë stabilitet, organizim
dhe më tepër qetësi. Patjetër që
jam në dispozicionin e tij dhe të
skuadrës, nënvijëzoi Cana. Me
këtë skemë qëndrojmë mbrapa
dhe presim kundërshtarët? Edhe
sikur të kishim dëshirë për të luajtur
në sulm, të them të drejtën
nuk e besoj se do të ishte e mundur,
prej kualitetit dhe nivelit të
kundërshtarëve. Ata kanë lojtarë
shumë të fortë, të cilët në çdo moment
mund të depërtojnë dhe ta
sulmojnë ekipin tonë. Nuk i kemi
mundësitë të luajmë duke parë
shumë nga porta portugeze. Është
e vështirë të përsërisim ndeshjen
e Bragas: atje kishim shumë fat
dhe në portë luante Beqaj, i cili
bëri një paraqitje të madhe. Këto
janë llojet e sfi dave që në dhjetë
raste, nëntë herë del i humbur nga
fusha e lojës. Kemi gjithçka për të
fi tuar, por duhet të shfrytëzojmë
momentet kur ne kemi topin dhe
disa momente kyç, kur mund t‘i
godasim".
Kapiteni kuqezi mendon se
Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur
dhe përballja duhet të jetë një
mundësi për të kënaqur tifozët.
Cana nuk e sheh këtë si një sfi dë
mes tij dhe Kristiano Ronaldos, por
bën thirrje për të kërkuar rezultatin
historik. "Kjo nuk është një sfi dë
ndërmjet meje dhe Ronaldos,
sepse lojtarë të tillë, ose ekipeve
si Portugalia mund t‘u bëhet ballë
vetëm si skuadër. Lojtari që do të
luajë kundër Ronaldos ka patjetër
nevojë për mbështetje nga shokët
e tjerë, që duhet të qëndrojnë sa
më afër, sepse ndryshe rrezikojmë.
Kemi një mundësi të mirë, që të
luajmë në fushën tonë me një prej
ekipeve më të forta në botë, në
një kohë kur nuk kemi asgjë për të
humbur. Është një shans për ne, që
të kemi një fi llim të ri me trajnerin
Kuzhe. E shtuna duhet të jetë një
mundësi që ta nderojmë vendin
tonë dhe t‘i kënaqim tifozët që do
të jenë të pranishëm në stadium
dhe ata që do ta ndjekin ndeshjen
nëpërmjet televizionit. Mua më
duket se ky është momenti kur
lojtarët duhet të tregojnë kualitetin
e tyre dhe pse jo, të arrijmë një
rezultat historik".
Kur fl itet për Lorik Canën nuk
ka si të mos diskutohet për merkato.
Mediat franceze bënë të ditur
se trajneri i ri i Marsejës, Didië
Deshamp, nuk është mbështetës i
shqiptarit dhe mund të lejojë largimin
e tij, për të afruar elementë
më teknikë, si Tiago ose Diarra.
Në gjurmët e mesfushorit janë
Liverpuli, Arsenali, Totenhemi,
Evertoni e Bajerni i Mynihut, por
kosovari nuk preferon të fl asë për
të ardhmen. "Do të më pëlqente
të diskutoja vetëm për sfi dën me
Portugalinë. Por, meqë më pyetët
po ju them se gjatë muajit qershor
do të mësohet nëse do të lëviz apo
jo nga Olimpik Marseja", përfundoi
kuqeziu.