Bulku: Portugali, talenti nuk mjafton
Ervin Bulku paralajmëron Portugalinë. Mesfushori i Krivbas në kampionatin
ukrainas është i vetëdijshëm se luzitanët kanë ardhur në Tiranë për të fi tuar,
megjithatë deklaron se ata duhet të djersiten shumë, pasi
vetëm talenti nuk mjafton. "Askush prej lojtarëve të Kombëtares
nuk ka pse t‘i druhet Kristiano Ronaldos, Dekos apo të
tjerëve. Nëse japim maksimumin, qëndrojmë të bashkuar dhe
kryejmë detyrat e përcaktuara nga trajneri, mund të arrijmë
të marrim rezultate si në Portugali. Me punë dhe impenjim
mund të arrihet gjithçka, nuk mjafton vetëm talenti", u shpreh
28-vjeçari. "Përgjegjësi? Çdo lojtar që luan në Kombëtare ka
përgjegjësi të mëdha mbi shpatulla, fanella kuqezi është një
peshë e madhe. Duhet një rezultat pozitiv për të kënaqur
shqiptarët, por edhe për të harruar zhgënjimet e rezultateve
të fundit, të cilat na kanë lënë shije të hidhur. Mbi të gjitha humbja në Danimarkë,
ku nuk treguam asgjë në fushë. Shqipëria nuk ka çfarë të humbasë, presioni më
i madh është te portugezët", përfundoi mesfushori".