"Cez Albania" e nis me kufizime
CEZ regjistron emrin e ri në QKR, paguan detyrimin, merr kontrollin e OSSH dhe nis punën... me kufizime të energjisë. Prej tri ditësh, disa zona të Tiranës janë duke u përballur me mungesa të energjisë elektrike, deri në 2-3 orë. Drejtuesit e OSSH-së e pranojnë faktin me justifikimin se janë duke kryer investime për fuqizimin e rrjetit elektrik. Ndërprerja e dritave ka nisur që në ditën kur çekët morën zyrtarisht kontrollin e OSSH, e cila pasoi me largimin e ish-drejtorit, Sait Dollapi. Ndërkaq, dy ditët e fundit ka pasur lëvizje të drejtuesve në OSSH, nga ku po rikonfigurohen strukturat e reja.
Mungesa e dritave
Zona e Freskut, pranë Dajtit në Tiranë, vijon të jetë me probleme, kurse Rruga e Kavajës dhe një pjesë te "Muhamet Gjollesha" janë hasur me mungesa të energjisë elektrike. Inxhinierët e OSSH i pranojnë kufizimet, por të detyruara për faktin se po investohet. "Te zona përreth Rrugës së Kavajës janë kryer punime për forcimin e rrjetit, që nga 6 kilovolt, u bë me 20, kapacitet i mjaftueshëm për të përballuar ngarkesën. Gjatë ndërrimit të linjave në dy ditët e fundit, ka pasur stakim 2-3 orë në ditë", pohon zyrtarisht OSSH, duke garantuar normalitet të situatës. Sa i takon zonës në Porcelan, afër malit të Dajtit, problemi ka qenë i hershëm, për zgjidhjen e të cilit janë kryer disa punime, por që ende nuk ka normalitet me furnizim dritash. CEZ ka premtuar se do të investojnë të paktën 200 milionë euro brenda tre viteve të ardhshme, me synim përmirësimin e rrjetit elektrik.
Ndërrimi i emrit
Në datat 15-16 maj, CEZ ka regjistruar kompaninë në QKR, me emrin "Cez Albania", me kapital fillestar rreth 440 mijë dollarë. Po gjatë kësaj periudhe, Autoriteti i Konkurrencës miratoi shitjen e aksioneve, duke hapur dritën jeshile të zbatimit të marrëveshjes, e cila pasoi me pagimin e 102 milionë eurove. Marrëveshja hyri në fuqi më 29 maj, duke detyruar drejtorin e OSSH të jepte dorëheqjen dhe ndryshimin e stafit të Këshillit Mbikëqyrës. Më 1 qershor, nga "Cez Group" në Çeki, pati një deklaratë zyrtare nga drejtori i Përgjithshëm, Martin Roman. "Sot, grupi CEZ stabilizon pozicionin e tij në rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore. CEZ ka një eksperiencë të thellë dhe afatgjatë në ristrukturimin e kompanive shpërndarëse në Republikën Çeke, Rumani dhe Bullgari. Ne sigurisht që do t‘i përdorim këto aftësi në të mirë të sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri", u shpreh Roman, pesë ditë më parë.
Ditët e fundit ka pasur lëvizje të drejtuesve në OSSH, nga ku po rikonfigurohen strukturat e reja
Drejtuesit
Lëvizjet, dalin emrat e parë
Josef Hejsek pritet të jetë drejtuesi i ri i OSSH-së, në cilësinë e përfaqësuesit nga ana e "Cez Albania". Për palën shqiptare, nëndrejtor i OSSH parashikohet të jetë Ilir Zeqo, ish-drejtor në KESH. Këto janë emrat e parë që do të drejtojnë Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, sipas modelit të ri çek. Hejsek, 55 vjeç, ka pasur të njëjtin funksion dy vite më parë në Bosnje Hercegovinë dhe ka përvojë të gjatë në shitjen e energjisë elektrike. Largimi i Dollapit nga kreu i OSSH dhe ardhja e çekëve ka lindur shpresën e të larguarve, sipas tyre, padrejtësisht, për t‘u rikthyer në punë, kurse "Cez Albania" ka premtuar se do të shtojë staf, duke përfshirë dhe ish-punonjësit.