E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhjani Bici “punësohet” në Krujë

Vasil Bici filloi punën si trajneri i pestë i "serisë së dytë" të trajnerëve gjatë këtij sezoni duke zëvendësuar ish-trajnerin e Kastriotit, Ramazan Ndreu, i cili dha dorëheqjen të dielën, 24 orë pas fitores me Besëlidhjen (2-1).
Lezhjani Bici, i cili më parë ka drejtuar Dinamon, Besën, Vllazninë, Teutën e Shkumbinin, u tërhoq pa filluar kampionati nga Besëlidhja, për t'u zëvendësuar nga Stavri Nica, i cili më pas dha dorëheqjen.
Sulejman Starova (Tirana), Hysen Dedja (Teuta) janë dhe emrat e tjerë që kanë dhënë dorëheqjen, duke përfshirë këtu dhe Jani Kacin e larguar në prag të javës së parë.
Rasti më interesant gjatë këtij kampionati i përket Mirel Josës, i cili u shkarkua nga presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, por u rikthye në punë si rezultat i presionit nga tifofezeria shkodrane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›