Kapelo, i shkarkuari me telefon nga Reali i Madridit

Trajneri Fabio Kapelo është pushuar nga puna me një telefonatë mbremjen që fitoi titullin kampion. Tekniku italian rrefeu gjatë një interviste të gjatë për gazetën sportive spanjolle "Marca" të gjitha intrigat që sollën edhe shkarkimin e tij të befasues. Don Fabio pohoi se e kishte kuptuar se nuk do të ishte në drejtimin e "merengasve" natën e festës së titullit të Temporadës. Kapelo tregoi se ishte informuar për pushimin e itj nga telefoni i Mijatovic, drejtorit sportiv të Realit të Madridit. Tekniku italian theksoi faktin se kishte fituar kampionatin me një skuadër më pak të fortë se Barcelona.