E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flash: Yjet e Nigerisë zbresin në Shkup

Reprezentacioni i Maqedonisë në Futboll të mërkurën (sot) duke filluar në ora 20.00 në stadiumin e qytetit në Shkup do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Nigerisë. Në këtë përballje për Maqedoninë do të luaj vetëm një shqiptar edhe atë Artim Polozhani, kurse sipas trajnerit Srecko Katranec për të tjerët nuk ka vend për shkak se shumica e lojtarëve nuk janë të përgatitur. Nga ana tjetër përfaqësuesja e Nigerisë në këtë takim do të paraqitet me lojtarët më të mirë që posedon, ku vecojmë ish-lojtarin e Interit, Obafemi Martins, Kanu Nuankvo, Kaita Sani e shumë tjerë. Ndryshe në këtë ballafaqim për Maqedoninë nuk do të paraqitet as sulmuesi i Lacios Goran Pandev, për shkak të obligimeve që ka me ekipin e tij në Ligën e Kampionëve. Trajneri slloven Srecko Katanec ka pohuar se kjo miqësore njëherësh do të jetë edhe një kontroll para ndeshjes së ardhshme të vlefshme për pikë me Rusinë, 13 ditë më pas.
"Kemi gjetur një kundërshtar të fortë dhe besoj se do të jetë një kontroll mjaft i mirë para ndeshjes së ardhshme me Rusinë", deklaroi Katanec. Ndërsa sa i përket aktivizimit të disa lojtarëve të ri për këtë lojë, trajneri u shpreh se kjo ka ardhur pas disa dëmtimeve të lojtarëve.
Ndeshja luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Shkup, duke filluar në ora 20, kurse biletat sipas organizatorëve do kushtojnë 50, 100 dhe 200 denarë.
Të dënohet skuadra e Pelisterit
Vullnet DAUTI
Kryesia e klubit futbollistik "Shkëndija'79", ka vendosur që të dërgojë shkresa te të gjitha organet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në lidhje me ngjarjet e fundit në ndeshjen mes skuadrës së Pelisterit dhe Shkëndijës të zhvilluar në Manastir. Në këtë takim përpos që janë hedhur parulla anti-shqiptare, vendasit kanë sharë edhe futbollistët senegalez. Sekretari i përgjithshëm i K.F"Shkëndija'79", Hasan Tahiri deklaroi për Albania-Sport, se kanë dërguar shkresa te organet e FFM-së.
"Ju kemi dërguar shkresa komisionit garues dhe disiplinor në FFM, si dhe Organizatës Evropiane të Futbollit - UEFA, pasi që ajo që ndodhi në Manastir nuk ishte vec gjë tjetër përvec shprehjes së mllefit anti-shqiptar", tha Tahiri.
Ndërkohë ai shtoi se kur një Partizan i Beogradit u eliminua nga ndeshjet e mëtutjeshëm, atëherë pse edhe Pelisteri të mos dënohet për këtë skandal.
"Posedojmë kasetën e ndeshjes në të cilën shihet qartë dhe dëgjohet se si nuk ndalen sharjet e vazhdueshme në baza nacionale dhe atyre raciste të tifozëve vendas. Dihet se Partizani i Beogradit u eliminua nga garat e Kupave dhe për këtë ne kemi reaguar në kohë që së paku t`i merren pikët ose të suspendohet skuadra e Pelisterit", u shprehë Tahiri.
Ndryshe, skuadrës "kuqezi" në seancat stërvitore i është bashkangjitur edhe mesfushori Bashkim Arifi i cili ka qenë i lënduar.
"Me rikthimin e Arifit jemi të kompletuar, prandaj me plotë besim shpresoj se ekipi i Sileksit i ka të humbura pikët në Tetovë", përfundoi sekretari i klubit, Hasan Tahiri.
Renova përgatitet kundër Pobedës
Vullnet DAUTI
Skuadra e Renovës pas fitore së parë të aritur ndaj skuadrës së Makedonija Gjorce Petorvit, është koncentruar në takimin e ardhshëm kundër skuadrës së Pobedës nga Prilepi. Mesfushori i skuadrës së Renovës, Vullnet Emini se janë duke bërë stërvitje me qëllim që të përgatiten më së miri kundër Pobedës. “Pas fitores ndaj skuadrës së Gjorces jemi më të motivuar dhe shpresojmë që këtë rezultat të vazhdojmë edhe në ndeshjet tjera ku si kundërshtar të radhës do të kemi skuadrën e Pobedës,” tha Emini.
Emini shtoi se skuadra e Pobedës nuk është kundërshtar i lehtë por duhet që të mobilizohen të gjithë dhe të arihet sukses. ”E dimë që do ta kemi vështir prandaj të gjithë në skuadër duhet ta kemi prioritet fitoren si kur luajmë në shtëpi ashtu edhe jashtë. Renova ka kualitetin dhe besoj se do të arij rezultat pozitiv,”u shprehë Emini

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›