E Shtunë, 31 Tetor 2026

63 miqësoret e kombëtares shqiptare në 61 vjet histori

Speciale nga Leonard Karaj
Trajnerët e kombëtares shqiptare nuk mund të ankohen të paktën për ndeshjet miqësore që kanë pasur në dispozicion. Rreth një e treta e 221 takime që ka zhvilluar ekipi ynë përfaqësues që prej ndeshjes së parë ndaj Jugosllavisë më 1946-ën kanë qenë takime testuese që kanë vlejtur vecse për trajnerët kuqezinj. Deri në takimin e mbrëmjes së sotme ndaj Maltës përfaqësuesja jonë ka luajtur plot 63 ndeshje miqësore duke sigluar 22 fitore, 17 barazime dhe 24 humbje për një golavarazh që rezulton në 74 gola të shënuar dhe 92 të pësuar. Ndonëse bilanci është negativ, kombëtarja shqiptare mund të krenohet të paktën për faktin se në ndeshjet miqësore ka kaluar ndjeshëm numrin e fitoreve kundrejt ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Evropian ose Kupën e Botës. Ndeshja e parë miqësore e kuqezinjve daton më 23 tetor 1949 ku kombëtarja zbriste në stadiumin e Bukureshtit për tu ndeshur me përfaqësuesen rumune. Takimi përfundoi në barazim 1-1. Pas jo më shumë se dy javësh më 6 nëntor kombëtarja shqiptare siglonte edhe ndeshjen e dytë e cila përkonte më një humbje në Varshavë ndaj Polonisë me rezultatin 2-1. Por kjo nuk ishte asgjë përkundrejt humbjes më të thellë që regjistron kombëtarja jonë në historinë e saj. Në ndeshjen e tetë miqësore kuqezinjtë humbnin 12-0 në Budapest më 24 shtator të 1950 me hungarezët e Pushkash. Ky i fundit u bë edhe autori i 6 golave ndaj kombëtares sonë. Ndërkohë që fitorja e parë në një ndeshje miqësore regjistrohet më 4 qershor 1950 ndaj Bullgarisë në Tiranë me rezultatin 2-1. Duke qëndruar në ndeshjet pozitive të kombëtares edhe fitorja më e thellë e kuqezinjve vjen ngë një ndeshje miqësore. I sapo ulur në pankinën e kombëtares Hans Peter Brigel fitonte 5 me 0 ndaj përfaqësueses së Vietnamit në Norcia të Italisë më 12 shkurt të 2003-it. Me fitore e pati nisur aventurën e tij edhe Oto Baric teksa fitonte më 16 gusht të 2006-ës ndaj san Marinos në Serravale me rezultatin 3-0. Për Baric takimi i mbrëmjes së sotëm ndaj Maltës është i treti zyrtar, pas edhe ndeshjes së shkurtit me Maqedoninë. Ndërsa turneu i Antalias dhe miqësorja me Anglinë B më 25 maj nuk kanë qenë zyrtare. Miqësoret e kuqezinjve 1) 10.23.1949, Bukuresht Rumani-Shqipëri 1-1 2) 11.06.1949, Varshavë Poloni-Shqipëri 2-1 3) 11.17.1949, Sofje Bullgari-Shqipëri 0-0 4) 11.29.1949, Tiranë Shqipëri-Rumani 1-4 5) 05.01.1950, Tiranë Shqipëri-Poloni 0-0 6) 06.04.1950, Tiranë Shqipëri-Bullgari 2-1 7) 09.17.1950, Pragë Cekosllovaki-Shqipëri 3-0 8) 09.24.1950, Budapest Hungari-Shqipëri 12-0 9) 10.05.1950, Bukuresht Rumani-Shqipëri 6-0 10) 11.29.1952, Tiranë Shqipëri-Cekosllovaki 3-2 11) 12.07.1952, Tiranë Shqipëri-Cekosllovaki 2-1 12) 11.29.1953, Tiranë Shqipëri-Poloni 2-0 13) 09.15.1957, Pekin Kinë- Shqipëri 3-2 14) 01.05.1958, Tiranë Shqipëri-RFGJ 1-1 15) 11.10.1964, Tiranë Shqipëri-Algjeri 1-1 16) 03.22.1967, Tiranë Shqipëri-Bullgari 2-0 17) 07.11.1973, Tiranë Shqipëri-Kinë 1-1 18) 10.10.1976, Tiranë Shqipëri-Algjeri 3-0 19) 03.28.1985, Tiranë Shqipëri-Turqi 0-0 20) 08.06.1988, Berat Shqipëri-Kubë 0-0 21) 09.20.1988, Kostanca Rumani-Shqipëri 3-0 22) 09.05.1990, Patra Greqi-Shqipëri 1-0 23) 09.04.1991, Athinë Greqi-Shqipëri 0-2 24) 01.29.1992, Tiranë Shqipëri-Greqi 1-0 25) 05.14.1994, Tetovë Maqedoni-Shqipëri 5-1 26) 08.16.1995, Valeta Malta-Shqipëri 2-1 27) 11.30.1995, Tiranë Shqipëri-Bosnjë 2-0 28) 04.24.1996, Zenika Bosnjë-Shqipëri 0-0 29) 08.14.1996, Marousi Greqi-Shqipëri 2-1 30) 01.21.1998, Antalia Turqi-Shqipëri 1-4 31) 02.06.1998, Valeta Maltë-Shqipëri 1-1 32) 02.08.1998, Valeta Gjeorgji-Shqipëri 3-0 33) 02.10.1998, Valeta Shqipëri-Letoni 2-2 34) 08.19.1998, Nikosia Qipro-Shqipëri 3-2 35) 02.10.1999, Tiranë Shqipëri-Maqedoni 2-0 36) 02.06.2000, Valeta Shqipëri-Andorë 3-0 37) 02.08.2000, Valeta Shqipëri-Azerbajxhan 1-0 38) 02.10.2000, Valeta Shqipëri-Maltë 1-0 39) 04.26.2000, Prilep Maqedoni-Shqipëri 1-0 40) 08.15.2000, Tiranë Shqipëri-Qipro 0-0 41) 11.15.2000, Tiranë Shqipëri-Maltë 3-0 42) 01.05.2002, Manama Maqedoni-Shqipëri 0-0 43) 01.07.2002, Manama Shqipëri-Finlandë 1-1 44) 01.10.2002, Manama Shqipëri-Bahrein 0-3 45) 02.13.2002, Hesperange Luksemburg-Shqipëri 0-0 46) 03.13.2002, San Diego Meksikë-Shqipëri 4-0 47) 03.27.2002, Tiranë Shqipëri-Azerbajxhan 1-0 48) 04.17.2002, Andorë Andorë-Shqipëri 2-0 49) 02.12.2003, Norcia Shqipëri-Vietnam 5-0 50) 04.30.2003, Sofje Bullgari-Shqipëri 2-0 51) 08-20-2003, Prilep Maqedoni-Shqipëri 3-1 52) 10.11.2003, Lisbonë Portugali-Shqipëri 5-3 53) 11.15.2003, Tiranë Shqipëri-Estoni 2-0 54) 02.18.2004, Tiranë Shqipëri-Suedi 2-1 55) 03.31.2004, Tiranë Shqipëri-Islandë 2-1 56) 04.28.2004, Talin Estoni-Shqipëri 1-1 57) 08.18.2004, Nikosia Qipro-Shqipëri 2-1 58) 29.05.2005, Szczecin Poloni-Shqipëri 1-0 59) 17.080.2005, Tiranë Shqipëri-Azerbajxhan 2-1 60) 22.03.2006, Tiranë Shqipëri-Gjeorgji 0-0 61) 01.03.2006, Tiranë Shqipëri-Lituani 1-2 62) 16.08.2006, Seravale San Marino-Shqipëri 0-3 63) 07.02.2007, Shkodër Shqipëri-Maqedoni 0-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›