E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21, Shqipëria-Turqi 0-2. Shpresat tona thjesht

Në një temperaturë shumë të lartë (gjyqtari shqiptari i takimit, Bardhyl Pashaj, e ndërpreu lojën dy herë për t'u dhënë mundësi lojtarëve për t'u freskuar dhe pirë ujë), dhe me shumë ndërrime nga të dyja ekipet, Shqipëria U-21 humbi 0-2 miqësoren me Turqinë në "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit, në një takim që më shumë i ngjante një spektakli "Fair Play".
Turqit, të cilët u impenjuan më shumë morrën kështu revanshin ndaj fitores së Shpresës sonë në Stamboll në miqësoren e 17 janarit, po me rezultatin 2-0.
Goli i parë u shënua në minutën e 16-të nga Ergin Kuiks ndërsa në të 37', pasi një gabimi të portierit Ujkanit, "Turqit e rinj" të shënojnë golin e dytë në minutën e 37-të, me anë të Serdar Ozkan i cili aktivizohet me Beshiktashin në kampionatin Turk. Në pjesën e dytë, në të 85' dhe të 87' Turqia mund të shënonte edhe golin e tretë. Gjithsesi qëllimi i trajnerit shqiptar Artan Bushati ishte provimi i të gjithë lojtarëve që kishte në dispozicion në prag të ndeshjes zyrtare me Italinë, më 11 shtator në "Niko Dovana", ndaj të cilëve Shpresa humbi 4-0. Për Shqipërinë U-21 bëri debutimin me disa minuta edhe lojtari i ri Geri Malaj, që luan me Deportivo La Korunjën në Spanjë.

Shqipëria : Sajmir Ujkani, Bledion Guga, Mariglen Shoshi, Andi Lila, Rrenato Arapaj, Jetmir Sefa, Besmir Arifaj, Gerhard Progni, Vangjel Mile, Gilman Lika, Xhevair Sukaj Trajner : Artan Bushati

Turqi : O Recep Kivrak, Orhan Sam, Ferhat Ozdrun, Ibrahim Kas, Ediz Bahivaroulu, Mehmet Guven, Serdar Ozkan, Kazim Kazim, Ergin Kuiks, Ozer Kurmaco, Caner Erkim Trajner : Unal Karaman

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›