Bjellorusia barazon në Teheran me Iranin

Albania-sport - Bjellorusia arriti një barazim të kënaqshëm në transfertë, kur ekipi i drejtuar nga Juri Puntus e mbylli 2-2 miqësoren me Iranin të luajtur në Teheran. Irani shënoi i pari me anë të Rasoul Paki Khatibi (5'). Bjellorusët barazuan me antë të Vyacheslav Hleb (53'), që kaloi shtatë minuta më pas ekipin e tij në të 60'. Kur dukej se tekniku Puntus po kthehej në shtëpi me një fitore, dy minuta përpara përfundimit të ndshes, vedndasit barazuan 2-2 me anë të Mehdi Rajabzadeh (88').
Shqipëria ka zhvilluar vetëm njërën nga ndeshjet zyrtare, ku arriti një barazim 2-2 (Skela me 11-m, Hasi), i cili i ka dhënë edhe pikën e vetme deri tani. Ndeshja e kthimit me Bjellorusinë do të zhvillohet në Tiranë (?), më 17 tetor 2007.
Bjellorusia ka grumbulluar katër pikë në katër ndeshje dhe ndodhet në vendin e katër në grupin G, ku marrin pjesë Holanda, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Sllovenia dhe Luksemburgu.