E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heroina e "Parkingut", nje ne pranga, tjetri ne kerkim

TIRANE - Nje i prangosur dhe nje tjeter ne kerkim eshte rezultatit i operacionit te koduar "Parkingu 2" nga antidroga e Tiranes. Klodian Gjikdhima, 26 vjec, dyshohet se eshte perfshire ne veprimtarine e shitjes se lendeve narkotike dhe eshte pronari i rreth 800 gr droge te gjetur ne banese. Hetimet ndaj 26-vjecarit moren shkas nga arrestimi i Kleson Gjonaj, 18 vjec, lindur ne Kruje dhe banues ne Tirane, me nje sasi prej 1,5 grame pluhur, i dyshuar si lende narkotike e llojit heroine, e cila ishte e ndare dhe ambalazhuar ne 3 porcione. Gjate hetimeve eshte mesuar se Kleson Gjona, furnizohej me lende narkotike nga i shpalluri ne kerkim, Klodian Gjikdhima. Gjona u kap mbremjen e se martes ne tualetin e nje lokali, pas Muzeut Kombetar, ndersa perpiqej t'i shpetonte policise. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e 26-vjecarit Gjikdhima, policia gjeti dhe sekuestroi me cilesine e proves materiale nje sasi prej 696 grame pluhur, i cili dyshohet se eshte lende narkotike e llojit heroine dhe 0,7 grame kokaine, nje peshore elektronike qe sherbente per peshimin e lendes narkotike, nje automatik model 56, me nje kreher me fisheke, si dhe nje bajonete modifikuar si arme e ftohte.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›