Tirana i la ne burg, Krimet i lirojne
Tirane - Dosja e gjobevenies ndaj djalit te biznesmenit nga Tirana i kalon Prokurorise se Krimeve te Renda. Vetem nje dite pasi Gjykata e Tiranes deklaroi masen "arrest me burg" per te pandehurit 18-vjecare, Genci Harusha e Liridjon Frroku, Gjykata e Krimeve te Renda ka marre kompetencat, pasi ngjarja eshte cilesuar veper e nje grupi te strukturuar kriminal dhe ka ndryshuar masen e sigurise. Dy te dyshuarit do te qendrojne ne "arrest shtepie" deri ne perfundim te hetimeve dhe ky eshte vendimi i djeshem i gjykates, qe rrezon ate te Shkalles se Pare Tirane. Harusha e Frroku akuzohen se i kane vene gjobe Xhejnis P., djalit te nje biznesmeni dhe e kane kercenuar me jete per disa dite me radhe. Shkak i lirimit te perkohshem, sipas gjykates, eshte bere mosha e dy te pandehurve dhe rrethanat e ngjarjes.
R.C