E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bresheri "Kallashnikovi", i ngacmuan te dashuren

TIRANE - Rivaliteti ne dashuri dhe ngacmimi i te dashures kthehet ne nje perleshje me bresheri "Kallashnikovi" ne Laprake te Tiranes mes dy grupeve te rinjsh, vetem pak metra larg shkolles se mesme "Aleks Buda". Terrori dhe frika jane kthyer ne kryeqytet paraditen e djeshme, afer karburant "Elga", ne rrugen Tirane-Durres, kur adoleshente rivale jane perfshire ne nje perplasje te dhunshme per dhjete minuta me radhe, qe per fat ka shpetuar pa te lenduar. Policia ka vene ne pranga Bekim Dobrushin, 18 vjec, lindur ne Kukes dhe banues ne Laprake, nderkohe qe ka shpallur ne kerkim Lumir Arifaj, 18 vjec, i njohur si kontingjent i policise se Komisariatit nr. 2. Burime zyrtare thane se, sipas hetimeve te kryera, dy te dyshuarit jane konfliktuar me dy persona te tjere, pasi kishin ngacmuar nje vajze, qe pas marrjes ne pyetje te Dobrushit, rezultonte se ishte e dashura e tij. Sapo kane mesuar per ngacmimin, dy 18-vjecaret kane gjetur dhe nje arme automatike me qellim qe t'i zinin prite kundershtareve. Ekspertet zbuluan 8 gezhoja arme ne vendngjarje, por nuk ka pasur asnje te plagosur. Identitetet e te rinjve te sulmuar nuk u bene te ditura per shkak te hetimit, ndersa ngjarja gjendet ne duart e agjenteve te komisariateve nr. 2 dhe 3 te kryeqytetit. Policia tha se Bekim Dobrushi do te ndiqet penalisht per konsumim te veprave penale te "armembajtjes pa leje" dhe "prishjes se qetesise publike", nderkohe qe po punohet per kapjen e bashkepunetorit Lumir Arifaj. Policia e Tiranes sqaroi se asnje nga te rinjte nuk eshte gjimnazist i shkolles se mesme "Aleks Buda".
A.Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›