Bariu gjendet i vrare ne mal policia dyshon per vetevrasje
KORCE - Nje person eshte gjetur i vrare ne nje fshat te Korces dhe policia dyshon se mund te jete nje vetevrasje aksidentale. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne pyjet e fshatit Lubonje te qytetit juglindor. Burimet zyrtare nga Policia e Korces kane bere te ditur se rreth ores 2345 te dy diteve me pare eshte gjetur i pajete Saimir Xhixho 38 vjec me banim ne Tirane. Sic eshte mesuar me pas nga uniformat blu viktima punonte si coban ne kete fshat. Ai jetonte ne kryeqytet me familjen por zakonisht shkonte ne malet e vendlindjes ku kulloste tufen e bagetive qe e kishte te tijen. Policia ka nisur hetimet ne lidhje me kete ngjarje dhe nga te dhenat e para dyshohet per vetevrasje. Por kjo eshte ende nje hipoteze pasi nuk kane perfunduar hetimet e plota.
NGJARJA
Saimir Xhixho eshte gjetur pas disa ore kerkimesh nga banoret e fshatit Lubonje. Ai nuk ishte kthyer si zakonisht ne banese ne mbremje dhe per kete te afermit e tij jane shqetesuar. Me konkretisht ka qene vellai i viktimes i cili se bashku me fshataret e zones kane nisur kerkimet ne pyjet e Lubonjes. Prej ores 1800 te dy diteve me pare per 38-vjecarin nuk ka pasur asnje informacion. Por disa ore me vone disa banore e kane gjetur Xhixhon te pajete. Menjehere kane njoftuar vellane e te ndjerit dhe ky i fundit pasi ka shkuar ne vendin e ngjarjes ka komunikuar me uniformat blu. Ai ka treguar per policine se vellai i tij ishte gjetur i vrare. Pikerisht per kete arsye ne drejtim te vendit ku gjendej trupi i pajete i Saimir Xhixhos eshte nisur nje grup hetimor i policise dhe prokurorise. Gjate deshmive te dhena nga te afermit e viktimes eshte mesuar se ai i kulloste bagetite e tij prej kohesh ne ate zone. Gjithashtu ata kane treguar se ai nuk kishte pasur probleme me ndonje person ne fshat apo dhe ne kryeqytet ku jetonte pjesa tjeter e familjes se tij.
HETIMET
Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ne lidhje me kete ngjarje. Burimet zyrtare nga Policia e Korces kane bere te ditur se nga provat paraprake te mbledhura dyshohet per nje vetevrasje aksidentale te 38-vjecarit. Familjaret kane treguar se ai nuk kishte shkak qe ti jepte fund jetes. Policia tha se ka sekuestruar nje arme nga e cila mendohet te kete dale plumbi qe i ka marre jeten Xhixhos. Policia ka arritur ne perfundimet e para te vetevrasjes aksidentale dhe nga provat e tjera rrethanore qe jane mbledhur ne vendin e ngjarjes. Por ky perfundim i uniformave blu eshte paraprak dhe pritet perfundimi i plote i hetimeve per zbardhjen e ngjarjes.
Makina e gjetur ne lume i perket taksistit te zhdukur
ELBASAN - Automjeti tip Benz me targa te huaja i gjetur mbremjen e dy diteve me pare ne perroin e Kushes ne afersi te Uzines 12 ne fshatin Katund i Ri ne periferi te Elbasanit i perket taksistit te zhdukur gjashte dite me pare nga Devolli i Korces. Makina taksi eshte nxjerre nga perroi ndersa familjaret e taksistit Fredi Tanelli 36 vjec kane konfirmuar se makina i perket familjarit te tyre. Kane qene banoret qe ne mes te ujit te rrembyeshem kane pare mjetin qe lundronte dhe kane lajmeruar menjehere policine. Agjentet te mberritur pergjate trasese se perroit kane pare qe mjeti nuk kishte persona brenda ose te pakten kjo mendohet paraprakisht pasi ne ane te perroit nuk eshte gjetur askush qe te deklaroje renien e automjetit. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur edhe forcat e zjarrfikese. Edhe pse kane tentuar disa here ujerat e rrembyeshem e kane bere teper te veshtire nxjerrjen e automjetit.
Bashkeshorti dhe babai u dy vajzave Fredi Talelli prej 7 ditesh eshte zhdukur pa lene asnje gjurme ndersa policia nuk ka ende asnje te dhene mbi fatin e tij. Edhe dy telefonat celulare te 36-vjecarit me profesion taksist nga fshati Pilur i Devollit jane te mbyllur duke e bere edhe me mister fatin e tij. Fredi punonte si shofer taksist ne piken kufitare te Kapshtices. Ne diten e zhdukjes se tij ai eshte pare nga nje i aferm i tij se do te conte nje porosi ne nje fshat aty afer dhe qe nga ajo kohe nuk dihet asgje per fatin e tij. Sipas familjareve Fredi Talelli njihet nga te gjithe si njeri korrekt dhe nuk kishte konflikte me njeri.
Elektricistet ngecin ne lume shpetohen me litar
BERAT - I shpetojne mbytjes ne lumin Mendrake 4 elektriciste nga qyteti i Beratit. Dy dite me pare ne oret e mbremjes pas riparimit te nje defekti elektrik ne fshatin Mendrake gjate rruges se kthimit makina me te cilen ata duhej te kalonin lumin e ketij fshati ka devijuar nga prurjet e shumta te ujit duke bere qe ata te bllokoheshin se bashku me makinen e tyre brenda ne lume. Pasi kane njoftuar nepermjet celularit policine kane ndenjur per me shume se nje ore duke pritur ti ndihmonin ne pamundesi per te dale vete jashte nga makina si rezultat i rrjedhes se forte te lumit. Ne ndihme te 4 elektricisteve pervec forcave te shumta te policise e Repartit Zjarrfikes kane shkuar edhe banoret e fshatit me mjetet e tyre per ti nxjerre jashte duke i terhequr me litare. Kater elektricistet Lorenc Golemi Gaqi Eqimeja Flamur Brami dhe Vasil Uznova jane nxjerre nga lumi shendoshe e mire vetem nje ore pas mberritjes se policise e banoreve ne vendngjarje.
Vrau per dy pellumba gjykata e le ne arrest me burg
KORCE - Gjykata e Korces ka dhene diten e djeshme masen e sigurise burg pa afat per shtetasin Arben Dautllari i cili tri dite me pare vrau nje 36-vjecar dhe plagosi nipin e tij. Avokati mbrojtes kundershtoi kerkesen e prokurores per mbajtjen ne burg te Dautllarit. Ky shtetas vrau te merkuren ne mbremje me arme zjarri shtetasin Petraq Burrnazi 36 vjec nga fshati Zvirine dhe plagosi nipin e tij Marsel Dautllari 23 vjec. Pas grindjes per nje cift pellumbash Petraq Burnazi ka marre me vete edhe nipin e Arben Dautllarit Marselin dhe ka shkuar ne shtepine e Arben Dautllarit ne Sovjan ku ka kerkuar sqarime per grindjen. Pas nje mosmarreveshjeje tjeter Arben Dautllari hyri ne shtepi dhe mori kallashnikovin me te cilin vrau Petraq Burnazin dhe plagosi nipin e vet.
29 Nentor 2010