E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barjamaj, gola edhe me kepuce seksi

Sami Bacaj
"Elegante, seksi, mahnitëse, - kështu u paraqit Fatmira para portës. Me kepucë elegante me majë të kthyer, bukuroshja e Kombëtares gjermane shënoi dy herë në portën e vogël", shkruante tabloidi popullor gjerman "Bild", me 5 milione kopje të shitura në të gjithë botën. Shqiptarja Fatmira Bajramaj, kampionia e botës me Gjermaninë në futbollin për femra, dha një tjetër spektakël, por kësaj radhe në studion sportive të një prej televizoneve më të mëdha në Gjermani, ZDF. "Kampionia jonë e bukur shënon edhe me këpucë me taka", shkruante "Bild" në versionin e tij on-line, të shoqëruar edhe me tre foto të 19-vjecares gjatë ekzekutimit të saj në një nga emisionet më të ndjekura në Gjermani. "Fatmira Barjamaj e goditi topin dy herë me saktësi në vrimat e hapura të portës me këpucët me taka të markës Tango "Kushtonin 75 euro", shkruante "Bild", duke përmendur se Lira, ashtu sic thirret shqiptarja nga Kosova në Gjermani, kishte veshur këpucë me taka 7 centrimetra. "Unë vdes për këpucët me taka, i kam nja 50 palë në shtëpi". Edhe në fushën e lojës, Lira tërheq vëmendjen për këpucët e saj me ngjyrë të rozë. Por, më e bukura është se ajo fillon shkollën ushtarake pranë Bundesëehrit gjerman, aty ku nuk ka këpucë me taka dhe as këpucë në ngjyrë trendafili. Deri tani vetëm Franc Bekenbauer ka shënuar dy herë duke e goditur topin nga gota e shampanjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›