E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminatoret U-17. Holandë-Shqipëri, sfida e parë

Shqipëria U-17 do ta fillojë aventurën e saj elinimatoret e Kampionatit Europian 2009 me një ndeshje intriguese. Kuqezinjtë e drejtuar nga Shpëtim Duro do të përballen me Holandën në "Qemal Stafa", më 23 tetor 2007, ndërkohë që rreth 45 kilometra më larg, në "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit, Franca do të presë Letoninë. Dita e dytë (25 tetor) e eliminatoreve e vendos Shqipërinë përballë Francës, nën gjykimin e turkut Muftouglu, sërish në "Qemal Stafa", ndërsa në Durrës do të përballen Hollanda me Letoninë. Takimi i Shqipërisë me Letoninë (më 28 tetor), sërish në kryqytetin shqiptar, së bashku edhe me sfidën Francë-Holandë (në Durrës) mbyll edhe fushatën eliminatore të Grupit 10. Kjo është hera e parë që Shqipëria organizon kualifikueset e një kompeticioni të rëndësishëm të rangut euriopian për moshat U-17.

Euro 2009
Grupi 10

Shqipëri
Francë
Holandë
Letoni
Ndeshjet
23 tetor
Francë-Letoni, "Niko Dovana"
Holandë-Shqipëri, "Qemal Stafa"
25 tetor
Shqipëri-Francë, "Qemal Stafa"
Letoni-Holandë, "Niko Dovana"
28 tetor
Holandë-Francë, "Niko Dovana"
Shqipëri-Letoni, "Qemal Stafa"
Ndeshjet fillojnë në orën 14:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›