E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuri Seferi më 8 dhjetor lufton për titullin botëror GBU

Boksieri shqiptar i kategorise "cruiser" Nuri Seferi do te rikthehet në ring në fund të këtij viti për të zhvilluar duelin e tij të 25-të në ringun profesionist. "Tajsoni shqiptar" do të sfiojë titullin botëror në versionin modest GBU (Global Boxing Union) në një duel me kroatin Josip Jalushic. Përballja do të zhvillohet më 8 dhjetor në qytetin zviceran Kirchen dhe është paraparë të zgjasë 12 runda. Kroati 34-vjecar nuk parashikohet që të jetë një kundërshtar i barabartë me shqiptarin duke u nisur nga karriera modeste. Jalushic ka shënuar 8 fitore dhe 7 humbje në karrierën e tij si profesionist, ndërsa Seferi ka një bilanc prej 19 fitoresh (15 prej të cilave me "knockout") dhe 5 humbjeve.
Në të njejtën mbrëmje do të boksojë edhe vëllau i ri i "Tajsonit shqiptar", Sefer Seferi, i cili ka debutuar me fitore në ringun profesionist. Seferi do të ketë përballë malazezin Radoslav Milutinovic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›