Barka : 30 për qind e popullsisë, emigrantë
Rreth 30 për qind e popullsisë rezulton e larguar nga vendi, Shqipëria është një nga vendet me nivel të lartë të flukseve të emigrimit në botë, ku përgjatë më shumë se një dekade. Tetëmbëdhjetë vjet më parë, disa mijëra qytetarë shqiptare i treguan regjimit totalitar se hapja drejt Evropës ishte e vetmja perspektivë e natyrshme e Shqipërisë. Aktualisht, jashtë vendit ndodhen rreth 1 milionë bashkëqytetarë.
“Po të konsiderojmë edhe disa qindra mijëra banorë të zhvendosur nga zonat e thella të vendit drejt qendrave urbane e qyteteve të mëdha, mund thuhet se Shqipëria është kthyer, përveç të tjerash, edhe në një komb kantier emigrantësh", kështu u shpreh Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, në mesazhin e tij me rastin e 2 korrikut, ditës Kombëtare të Emigrantëve Shqiptarë.
Përmes këtij mesazhi ministri theksoi, se "duke qenë se vendi ynë jeton nga emigrantët jo thjesht se dërgesat e emigracionit kanë arritur mbi 1 miliard euro, por edhe për faktin se rrallë mund të gjenden familje shqiptare që nuk kanë përdorur e përfituar nga burimet e emigracionit, brenda ose jashtë vendit, qeveria po i zhvillon çdo ditë përgjegjësitë e saj për krijimin e sinergjisë midis emigrimit, zhvillimit dhe integrimit".
“Përgjigja më e mirë e qeverise dhe e shtetit shqiptar për emigrantët është zhvillimi i politikave migratore dhe bashkëpunimi për garantimin e të drejtave të tyre ekonomike e sociale, si edhe zgjerimi i hapësirave legale dhe ekonomike për kontributet e tyre të gjithanshme në zhvillimin e vendit”, theksoi ministri Barka.
Rama: Rikonstruksioni i unazës nis pas shpronësimeve
Punimet për rikonstruksionin e segmentit të tretë të Unazës së Vogël, (rruga “Luigj Gurakuqi” - rruga e Dibrës), çon drejt finalizimit projektin ambicioz për Unazën e Vogël të qytetit. Si një zonë me trafik tejet të rënduar e duke vlerësuar rëndësinë që Unaza e Vogël ka në qarkullimin rrugor të kryeqytetit, u parashikua që në krye të herës, kur sapo filloi procesi i transformimit të këtij aksi, që punimet të realizoheshin pjesë pjesë, duke lejuar njëkohësisht lëvizjen e trafikut në mënyrë graduale në ato pjesë të rikonstruktuara tashmë. Ky segment i tretë mendohet të përfundojë pas gjashtë muajve. Projekti për Unazën e Vogël, është hartuar mbi bazën e propozimit të Studios Franceze për Qendrën e Tiranës. Kryebashkiaku Rama pasi inspektoi e diskutoi mbi ecurinë e deritanishme të punimeve me firmën kontraktuese, e duke marrë shkas nga prezenca e medieve u shpreh: “Projekti i Sheshit “Skënderbe” të zbatohet procedura për shpronësimin e Unazës së Vogël, në rast se nuk ka si synim të bllokojë qytetin duke e lënë Sheshin “Skënderbe”, këtë projekt të financuar falë bujarisë së qeverisë kuvajtiane, të papërdorshëm si shesh për këmbësorët e njëkohësisht Unazën e Vogël të pambyllur, si një arterie që garanton pastaj lehtësimin maksimal të trafikut në qytet.”