E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në familje, 184 gra kërkojnë mbrojtje nga shteti

184 gra kanë kërkuar mbrojtje nga shteti, pasi janë dhunuar nga bashkëshortët e tyre. Këto të dhëna janë bërë publike nga drejtoresha e Politikave të Shanseve të Barabarta në Ministrinë e Çështjeve Sociale, Ana Xheka, gjatë konferencës "Dhuna në familje dhe masat kundër saj". Në konferencë ishte i pranishëm edhe ministri Kosta Barka, i cili tha se “politikat gjinore të qeverisë kanë synuar fuqizimin e statusit të gruas, i cili t’i lejojë asaj në vazhdimësi një akses më të lartë në tregun e punës, në shanset për karrierë zyrtare, politikë e biznes dhe parandalimin e luftën pa kompromis kundër dhunës në familje”. Ndërsa, sipas drejtoreshës së Politikave të Shanseve të Barabarta në këtë ministri, Ana Xheka, ajo çka duhet evidentuar, është fakti se dhuna në familje nuk është më një dukuri që izolohet pas dyerve ku ndodh, por një problem i gjithë shoqërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›