E Shtunë, 31 Tetor 2026

Para pushimeve verore; Pensionistët marrin shtesën e pensionit

Nuk i kanë penguar temperaturat e larta dhe as i nxehti afrikan që ka mbuluar vendin, ku të gjithë pensionistët u janë drejtuar sporteleve për të marrë rritjen e pensioneve. Prej ditës së djeshme mijëra pensionistë në të gjithë vendin kanë marrë në dorën e tyre përqindjen shtesë që i rritur nga qeveria. Për orë të tëra në radhë pensionistët kanë ndenjur para sporteleve ku në ndryshim nga viti i kaluar kanë marrë të gjithë shtesën. Një pensioniste në radhë shprehet se “kam dalë që në mëngjes herët për të mbajtur radhën për të marrë pensionin, por tani po shoh që më kanë dhënë edhe shtesën”. Prej 1 korrikut pensionistët kanë marrë rritjen e pensioneve në masën 10% për pensionistet e qytetit, 15% për pensionistët e fshatit dhe 5% të gjitha pensionet suplementare të ushtarakeve, të punonjësve të policisë së shtetit dhe të trajtimeve të veçanta financiare. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka deklaruar se nga kjo rritje përfitojnë 528 mijë pensionistë në të gjithë vendin, nga këto 368.700 pensione qyteti dhe 158.726 pensione fshati, me një përfitim mesatar për 843 lekë në muaj dhe me një efekt financiar rreth 2. 8 miliardë lekë deri në fund të vitit 2008.

Duke filluar që nga dje në sportelet e Postës Shqiptare ku ndahen pensionet, pensionistët mund të marrin pensionet e tyre .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›