E Diel, 1 Nëntor 2026

Barka: Dule e Bollano, jo spekulime me OMONIA



Një pjesë e anëtarëve të shoqatës “Omonia”, të përfaqësuar nga ish-ministri Kosta Barka sulmon kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano. Me anë një të deklarate për median e këtij fraksioni theksohet se “në një situatë tejet dëshpëruese dhe paniku, Kryetari i PBDNJ, Dule dhe ai ish i komanduar pa mandat i Omonias, Vasil Bollano, kanë zhvilluar farsën e radhës të ngopjes me lugë bosh, të ashtuquajturën mbledhje të Asamblesë së Omonias”. “Më shumë se gjithçkaje tjetër, ky i ngjante një takimi të guerrilasve të natës, ku mbi 60% e anëtarëve nuk ishin prezent, pasi nuk ishin lajmëruar. “I kujtojmë Dules dhe Bollanos se Omonia nuk është raport personal i dy personave Dule- Bollano. Në këto kushte, minoriteti grek pasi ka testuar tashmë prej shumë kohësh papërgjegjshmërinë dhe veprimet e udhëhequra vetëm nga interesat e ngushta personale të Dules dhe Bollanos, i bën thirrje atyre të mos spekulojnë më në emër të tij”, thekson deklarata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›