E Diel, 1 Nëntor 2026

Noemi: Do të ribëja gjithçka, Veronica gaboi



Një vit pasi u kthye në motivin e kërkesës për divorc mes Veronica Larios dhe Silvio Berluskonit, Noemi Letizia, e buzëqeshur është shprehur se nëse do të kthehej pas, do të bënte sërish çdo gjë që ka bërë. “Ka diçka për të cilën interesohem shumë. Të jem e lumtur. Këtë dua të arrij”, është shprehur adoleshentja mike e “Papit” (Berluskonit), në një intervistë për gazetën italiane, “La Repubblica”. Noemi thotë se kërkesa për divorc nga Veronica është fryt i një “gabimi”. Gjithçka nisi nga fotot në vilën Santa Chiara, Casoria, në periferi të Napolit. Kryeministri italian, mik i ngushtë i një familje të panjohurish, festonte 18-vjetorin e vajzës që aspironte të ishte e famshme.
Kush është Noemi një vit më pas?
“Një vajzë që kërkon rrugën e saj. E thjeshtë. Që ka mbetur vetvetja, sepse është vetëm 19 vjeç”.
Do të festosh në Milano këtë vit. Nga Casoria në Milano. Ky është kapërcimi që doje të bëje?
“Portici do të jetë në zemrën time gjithmonë sepse këtu kam lindur. Casoria ishte vetëm korniza e një feste. Por punët që më pëlqejnë mua bëhen mes Romës dhe Milanos. Këtë vit do të festoj në një klub në këtë zonë.
Do të kushtojë shumë” Përgjigjet babai i saj, Elio, që tani ka kaluar part-time në Komunën e Napolit.
“Kur je 19 vjeç, gjithçka është e mundur. Bëhen sakrifica për fëmijët”.
Noemi, edhe kësaj radhe do të vijë të trokasë gotën me ju Kryeministri? (Shikimi tensionohet dhe kërkon sytë e të atit.)
“Miq, flasim për miqtë. Unë nuk vë re moshën, rolin. Megjithatë ai do të ketë gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar”.
Vjet dhurata e kryeministrit ishte një varëse me diamante. Këtë vit çfarë do të dëshiroje?
“Urimin. Pjesa tjetër nuk më intereson. Nga miqtë dua urimin, ngrohtësinë, d.m.th. sigurinë se më kanë menduar atë ditë, për festën time”.
Janë të njohura pasojat e ditëlindjes tënde. Do ta rijetonit atë natë në Casoria, do të ribënit çdo gjë? (Rikthehet shikimi i trembur)
“Unë jam një vajzë e thjeshtë. Sigurisht, do të ribëja çdo gjë. Kam bërë festën klasike të 18-vjetorit. Përse duhet të pendohem? Ishte gjithçka shumë bukur, e paharrueshme. Ishin gazetat që bënë pjesën tjetër”.
Veronica Lario është divorcuar dhe festa e thjeshtë u kthye në motiv të fortë diskutimi.
“Por mundet edhe të keqkuptohesh, të bësh gabim. Një martesë nuk mundet të përfundojë për një festë ditëlindjeje. Ndoshta Veronica ka gabuar”. (Ndërhyn i ati, Elio): “Zonja Lario është këshilluar keq, do të ketë pasur një version të shtrembër të fakteve”.
Ju jeni e re dhe e këndshme. E megjithatë vihet re ndërhyrja e kirurgjisë estetike. Gjoksi, hunda, buzët. Disa foto janë prova të pamohueshme.
“çfarë budallallëqesh. Hunda, na shikoni në profil mua dhe babanë tim, i kemi identike. Gjithnjë e kam pasur kështu. Gjoksi? Posi jo. Dhe buzët pastaj. Fotot e vendosura në gazeta janë marrë në periudhë pushimesh, në Sharm El Skeik, dhe mund të jenë punuar, Nuk është e vërtetë, s’kam bërë asnjë ndërhyrje”.
Noemi ka gjithnjë dëshirë për të bërë spektakël?
“Mbetet pasioni im. Këtë vit kam bërë kurse fjalë artistike dhe kanto. Por dua të merrem edhe me gjera të tjera”.
çfarë?
“Po punoj për prodhimin e një parfumi me etiketën, “Noemi L”. Jam licencuar. Kam një markë timen dhe e kam vetë. I drejtohet adoleshenteve, publikut tim. Më pëlqeu shumë ta dizajnoj, po jua tregoj”.
Paska një flutur. Simboli që kryeministri iu dhuron të ftuarave të tij.
“Në të vërtetë është një shkarravinë. Unë kam studiuar katër vjet në Institutin e grafikës reklamuese”.
Sa kushton një licencë?
“Jo pak”. (Përsëri ndërhyn babai): “Kemi investuar për të ardhmen e vajzës sonë”.
Dikur the se e ardhmja jote mund të ishte edhe politika.
“Politika? Nuk dua të dëgjoj të flitet për të, tani”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›