E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë ditë homazh kushtuar Federico Fellinit



Bëhen plot 50 vjet që nga filmi, që do ta quante atë përfundimisht një nga regjisorët më të mëdhenj italianë. E jo vetëm kaq. “La dolce vita”, me Marcello Mastroiannin do të fitonte “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës. Nuk kishte më asnjë dyshim për Federico Fellinin, ndonëse ai i kishte dhënë provat si një nga artistët më interesantë të pas Luftës së dytë Botërore, qysh në punët e tij të para, fillimisht si skenograf e aktor e më tej si regjisor. Vetëm një vit pas triumfit të “La dolce vita-s” do të vinte edhe një “Oscar”. Në datën 3 maj, ora 17:00, në sallën “Nënë Tereza” në Pallatin e Kulturës në Tiranë, zhvillohet një aktivitet kulturor në kujtim të veprës së regjisorit të madh italian, Federico Fellini. Gjatë këtij aktiviteti do të shfaqen disa nga krijimet më të mira të regjisorit, mes të cilëve edhe filmi i famshëm, “La dolce vita”. Shfaqja e filmi do të pasohet nga një prezantim i kritikut italian të filmit Roberto Chiesi, rreth kësaj vepre. Ky aktivitet do të vazhdojë në datat 4, 5, 6 dhe 7 maj, në të njëjtën sallë, ku në orën 15:30 do të shfaqen kryevepra të tjera të regjisorit italian. Ky aktivitet zhvillohet në kuadrin e stinës së madhe të aktiviteteve “Italia dhe Shqipëria 2010: dy popuj, një det, një miqësi”. Krahas filmave të Fellinit, këto ditë janë shfaqur edhe të tjera prodhime të kinematografisë italiane, të cilat e kanë identifikuar këtë të fundit në botën e madhe të kinemasë. Nga data 16 deri në 27 prill, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë po shfaqen një seri filmash italianë. Ndër filmat që u projektuan këtu bënin pjesë edhe kryevepra të kinematografisë italiane të periudhës ndërmjet viteve 50’ dhe 70’. Këto filma pasqyrojnë rindërtimin, bumin ekonomik dhe të gjitha mosmarrëveshjet që kanë karakterizuar Italinë në atë kohë. Sot do të shfaqet filmi “Sa keq që është e keqe” me regji të Alessandro Blasetti dhe aktorët Sophia Loren, Marcello Mastroianni dhe Vittorio De Sica, ndërsa nesër “Vitellonët” me regji të Fellinit dhe aktorët Alberto Sordi, Franco Interlenghi dhe Franco Fabriz

Kalendari i filmave

“La dolce vita”
“ 8 e ½”,
“Vitellonët”,
“Fellini Satyricon”
“Casanova”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›