Kryeministri: “Kërkoj të kthehet në Parlament ligji i politikës editoriale”
Autori i Lajmit: red.
Studentët e degës së Gazetarisë pranë Fakultetit Histori - Filologji të Tiranës prezantuan dje punimet e tyre më të mira në këtë fushë, gjatë një aktiviteti të ndërmarrë në Ditën e Komunikimit. Gjatë këtij aktiviteti, ku ishin të pranishëm kryeministri Sali Berisha, ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Genc Pollo, pedagogë dhe studentë, u promovua eksperienca dhe arritjet e këtij departamenti në fushën e medias dhe komunikimit. Në fjalën e tij, Kryeministri e konsideroi si një risi të mbështetur gjerësisht nga kjo qeveri, "ndërprerjen e të gjitha proceseve gjyqësore civile ndaj gazetarëve". Sipas tij, "Shqipëria është i vetmi vend në Evropë dhe më gjerë, ku nuk ekziston asnjë padi civile apo penale ndaj asnjë gazetari, çfarëdo që ai të shkruajë për çdo zyrtar, nga Kryeministri deri te punonjësi më i thjeshtë". Gjithashtu, Kreu i Qeverisë u ndal edhe te problemi i trajtimit të gazetarëve nga pronarët e tyre. "Vlerësoj të gjithë ata që pasurinë e tyre e vënë në shërbim të informacionit dhe hapësirës së komunikimit. Kjo përbën një kontribut madhor, por asgjë nuk është më e papranueshme sesa trajtimi i gazetarëve nga pronarët",- tha zoti Berisha, duke e konsideruar si një akt të shëmtuar "përdorimin e presionit financiar dhe ekonomik për penalizmin e gazetarëve". Në këtë drejtim, kryeministri Berisha kërkoi sjelljen në Parlament të ligjit që të ndalojë pronarin të diktojë politikën editoriale. Gjatë takimit u prezantuan punët më të mira të realizuara nga studentët e vitit të 3-të, gjatë atelieve të shtypit, medias televizive, radios dhe kompjuterit. Në kuadër të gazetarisë televizive, studentët prezantuan 6 reportazhe me tema social-kulturore, nëpërmjet të cilave synuan të sillnin në vëmendje disa nga problemet më të mprehta sociale që ndeshen ditët e sotme në shoqërinë shqiptare. Si reportazhi më i mirë u vlerësua ai me temë sëmundjen gjenetike të talasemisë, ose siç quhet ndryshe, sëmundja mesdhetare e gjakut, për realizimin e të cilit kishte punuar një grup studentësh. Shtëpitë-muze të Tiranës apo pazari i vjetër i Krujës ishin dy temat e tjera të zgjedhura nga studentët, të cilat transmetuan mesazhin e gërshetimit të traditës me bashkëkohoren. Ndërkohë, që një tjetër reportazh sillte në vëmendje hekurudhën shqiptare, e cila "nga një relike e komunizimit", siç e konsideroi kryeministri Berisha, ndodhet tashmë përballë sfidave të përshtatjes me shërbimet e tjera të transportit në Shqipëri. Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se "fjala e lirë në media është kusht vendimtar për të pasur një shoqëri të lirë" dhe në këtë drejtim, siç cilësoi ai, "qeveria ka sjellë risi, të cilat nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër".
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008