Barka kërkon ndihmë nga pushteti vendor për zbutjen e varfërisë
Ministri i Punës Kosta Barka dhe drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH) Vilma Premti, kanë kërkuar ndihmë nga pushteti vendor për zbutjen e varfërisë. Sipas tyre, pushteti vendor me rolin dhe përgjegjësinë e strukturave të tij, ka një ndikim të madh në arritjen e objektivave ambicioze për decentralizimin e shërbimeve sociale, për reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së grupeve të varfra dhe vulnerabël. “Decentralizimi i shërbimeve sociale dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor”, kanë qenë tema e tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Ministria e Punës dhe Shërbimin Social Shtetëror (SHSSH). Në këtë takim, ishin të pranishëm ministri i Punës Kosta Barka, drejtorja e SHSSH-së Vilma Premti, dhe drejtues të qarqeve, drejtues të Departamenteve Sociale në qarqe, përfaqësues të bashkive, zyrave rajonale etj. Pjesëmarrësit gjatë takimit diskutuan problemet e evidentuara ne praktikat e procesit të decentralizimit të shërbimeve, masat që duhen marrë për ushtrimin efektiv të përgjegjësive nga ana e pushtetit vendor dhe bashkërendimin e përpjekjeve për përmbushjen e detyrimeve të përbashkëta në kuadër të reformës në fushën e shërbimeve të përkujdesit shoqëror.
Ligjet bazë në shëndetësi miratohen nga ndërkombëtarët
Reforma në sistemin shëndetësor dhe sektorët që duhen ndryshuar, kanë marrë miratimin nga ndërkombëtarët. Tashmë pritet që projektligjet t’i kalojnë për miratim kuvendit dhe qeverisë. Ndërkohë që, Ministria e Shëndetësisë e ka përfunduar dhe miratuar “Strategjinë e Zhvillimit të Sistemit Shëndetësor”.
Përgatitja e këtij ligji është një domosdoshmëri është hartuar pasi ka një disbalancim në këtë drejtim, ku kuadri ligjor dhe nënligjor shëndetësor në disa fusha të ndryshme është përmirësuar, ndërsa në fusha të tjera ka nevojë për përmirësim.
Kështu, në fusha specifike brenda tij si ajo e shëndetit publik, higjienës,epidemiologjisë,inspektoratit përkatës, shëndetit mendor, shëndetit riprodhues, farmaceutikës, shëndetit oral, etj, legjislacioni dhe kuadri nënligjor është përgatitur përsëri dhe është bashkëkohor, ndërsa në fusha të tjera mbetet shumë për t’u përmirësuar.
4 Qershor 2008