E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombinatit i shtohet një minikompleks për fëmijët dhe të moshuarit



Shtohen mjediset e gjelbra dhe argëtuese në lagjet e kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka vënë në zbatim projektin “Dua të Luaj”, i cili synon rigjallërimin e jetës së fëmijëve dhe të rinjve në hapësirat e vogla brenda blloqeve të banimit. Kështu, lagjja e Kombinatit u pasuruar me një minikompleks i cili përfshin 2 kënde të lojërave për fëmijë si dhe një ambient çlodhës për të moshuarit, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”. Kjo, i shtohet komplekse të tjera dhe hapësirave të gjelbëruara me bar dhe lule, që Bashkia e Tiranës ka ndërtuar më parë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka marrë pjesë në përurimin e kompleksit, duke përshëndetur të rinjtë dhe të moshuarit. Kryebashkiaku është shprehur se do të ndërtojë edhe 100 kënde të tilla, të kombinuara për fëmijë dhe të moshuar, është shprehur.

4 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›