Në “Gata”, Spitalin e madh Ushtarak të Turqisë
Çfarë përjeton një ushtarak kur prek Ankaranë për të zgjidhur problemet e shëndetit. Syrja Gjoka, atasheu ynë ushtarak në Turqi, ose njeriu që kujdeset për të gjithë
Nga Fatos Veliu
Tiranë – Kur aeroplani bëhet gati të ulet në Aeroportin e Ankarasë së Turqisë, gjëja e parë që të bie në sy janë pikërisht godinat hijerënda të komandave më të larta të ushtrisë krenare të atij shteti ushtarak. Pas kësaj nuk ka se si të mos vësh re edhe makinat që lëvizin me shpejtësi duke lënë mbrapa aeroportin gjigant të shtetit të hekurt. Ndërsa makina në të cilën ke hipur rrëshqet mes dritash vezulluese dhe bulevardeve pa fund, mendja fillon të punojë vrullshëm, madje deri në lodhje, nëse do ta justifikosh këtë udhëtim të gjatë që ke marrë që nga Shqipëria. Si gjithnjë mendon se a do të mundesh të marrësh informacionin e duhur kur nuk e njeh gjuhën, të strehohesh e pastaj të regjistrohesh për vizita mjekësore në një nga spitalet më prestigjiozë të Europës, madje edhe të Azisë, siç është “Gata”, superspitali ushtarak i Ankarasë. Ky spital pret vizitorë ushtarakë dhe familjarë të tyre nga pothuaj të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Këto dhe të tjera mendime të kësaj natyre të vijnë vrullshëm në mendje në këto momente të para të lëvizjes tënde në qytetin me pafundësi vezullimesh dhe kalimtarësh, aq sa të sjellin në organizëm një farë sfilitjeje. Ndërkohë, makina ndalon në një godinë karakteristike shumë madhështore, me një oborr të gjerë, të rrethuar me lule. Aty të thonë se ai është hoteli ushtarak kryesisht për të sëmurët e ardhur nga shumë vende anëtare të NATO-s, sipas marrëveshjes së qeverive të tyre me atë turke.
Shqiptarët
Gjithsesi, momentet e akomodimit në hotelin e rekomanduar janë disi inkurajuese, pasi aty takon edhe shqiptarë të tjerë, të cilët janë ushtarakë apo familjarë të tyre që kanë përfunduar aty për vizitë mjekësore në spitalin gjigant. Edhe kjo është realizuar pas një marrëveshjeje të bërë mes qeverisë shqiptare me asaj turke. Dhe këta shqiptarë për momentin nuk janë më pak se 10-15 persona, të cilët ia lënë vendin, si mbarojnë punë, të tjerëve që kanë ardhur nga Shqipëria.
Kjo është situata e parë që ndesh dhe përjeton çdo ushtarak shqiptar në momentin që prek Turqinë për të zgjidhur probleme madhore të shëndetit të tij apo të familjarëve. Është e natyrshme për ta që në momentin që prekin një vend krejt të panjohur, të hamendësojnë, të stresohen e madje edhe të pendohen për udhëtimin që kanë marrë se mos nuk i arrijnë qëllimet për të cilat kanë shkuar aq larg. Kjo ndodh gjithnjë kur shkon në një vend të huaj, në një qytet gjigant, e është më keq akoma për atë që nuk kanë asnjë mundësi komunikimi. Të duket sikur asnjë gjëje nuk po i shkon deri në fund.
Atasheu
Por kjo situatë sikur përmbyset dhe fillon e gjallërohesh menjëherë kur bashkatdhetarët e tu të përmendin faktin se çdo gjë do të shkojë mirë, pasi të gjitha problemet do t’i ndjekë atasheu ushtarak i vendit tonë në Turqi. Në ato çaste lakohet emri i kolonel Syrja Gjokës. Kënaqësia e bashkëpunimit me kolonel Gjokën ndihet dukshëm tek të gjithë bashkatdhetarët, pasi atyre u kanë thënë të tjerët që kanë qenë para tyre se kanë në atë vend një njeri që kujdeset për ta. Këtë e ndjen kudo ku shikon se atasheu kryen jo vetëm detyrën e tij zyrtare si përfaqësues i Ushtrisë Shqiptare në Turqi. Pra ai koordinon veprimet sipas marrëveshjes së qeverive të dy vendeve për të rekomanduar të sëmurët që vijnë nga vendi i tij me autorizim të Ministrisë së Mbrojtjes (shqiptare) në Spitalin e njohur Ushtarak të Turqisë, por edhe shumë detyra shoqërore në ndihmë të kolegëve apo familjarëve të tyre. Këtë e përjeton në vijimësi gjatë ditëve që je shtruar në spitalin “Gata” apo ndjek procedurat mjekësore nga hoteli i tij. Kolonel Syrja Gjokën e gjen jo vetëm në zyrat e shefave të Spitalit Ushtarak “Gata”, por edhe duke shoqëruar bashkatdhetarin, kolegun e vet, në çdo kontakt që bën me personelin turk që nga infermierët, mjekët e deri te farmacistët. Madje ai arrin deri aty sa të të shoqërojë edhe në qytet për të blerë apo parë diçka. Në këtë mënyrë ai kryen jo vetëm detyrën e diplomatit, por edhe përkthyesin, bashkëbiseduesin, shokun, mikun, udhërrëfyesin aq të nevojshëm dhe dëshirueshëm për shtetasit e tij të sëmurë në shtetin e largët dhe të panjohur. E pas gjithë kësaj, kur ke mbaruar punë në spitalin turk dhe largohesh për në Shqipëri, ndërsa takohesh me kolonelin e dashur dhe korrekt Syrja Gjoka, urimeve të tij “të shkuara” dhe “mos u bëfsh më për në spital” detyrimisht i përgjigjesh: “Faleminderit kolonel, nuk ta harroj kurrë këtë dorë të ngrohtë që më dhe”. Gjithmonë, pas çdo urimi, ai përgjigjet thjesht, edhe pse është kolonel e diplomat, se “kryen vetëm detyrën”.
KUSH ËSHTË KOLONEL SYRJA GJOKA
Vitlindja 1962
Vendlindja Vlorë
Arsimi
1977-1981 - Ka kryer studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”
1981-1984 - Ka vazhduar studimet në shkollën e Lartë të Aviacionit Vlorë
1993-1995 - Ka kryer studime të larta për Aviacionin Luftarak në Turqi
2002-2003 - Ka kryer studimet në Kolegjin e Mbrojtjes në Turqi
Detyrat
1984-1986 - Komandant i Çiftit të Avionëve Luftarakë “Mig – 19”
1986-1993 - Komandant i katërshes dhe zëvendëskomandant Skuadrilje të Avionëve Luftarakë “Mig – 19”
1995-1997 - Shef i Shtabit të Forcave Ajrore të Republikës
1997-2000 - Shef i Taktikës dhe i qitjes në Regjimentin e Rinasit për Avionët Luftarakë “Mig-19”
2000-2004 - Komandant i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë
2004-2007 - Zëvendëskomandant i Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë
2007 - Vazhdon të kryejë detyrën e lartë dhe të veçantë specifike (ushtarako - diplomatike) të atasheut ushtarak në Ambasadën tonë të akredituar në Republikën e Turqisë
Gjuhët e huaja që njeh shumë mirë
Gjuha angleze
Gjuha turke
Vlerësime
1- Është Vlerësuar me titullin e lartë të aviacionit “Pilot i Klasit II”
2- Është aftësuar dhe ka kryer detyra të veçanta si instruktor për fluturimet natën për helikopterët dhe avionët reaktivë
3- Ka kryer gjithsej 1100 orë fluturime, nga të cilat: 700 orë fluturime me avion reaktiv dhe 400 orë me helikopter
4 Qershor 2008