Barka në zyrën e Topallit për karrigen e ministrit
Berisha shmang sqarimet, ia delegon kompetencat Topallit. Nënkryetarja e PD-së: “Do të verifikojmë dosjen e Andrea Martos”
Eljona Ballhysa
Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale, Kosta Barka, ka zhvilluar dje një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Takimi është zhvilluar rreth mesditës së djeshme në zyrën e kryetares, në Kryesinë e Kuvendit. Burimet kanë bërë të ditur për gazetën se temë kryesore e takimit ka qenë pikërisht kërkesa e PBDNJ-së për shkarkimin e Barkës dhe roli i këtij ministri në qeveri. Po kështu burimet sqaruan se Barka do të ishte takuar me kryeministrin Berisha, por ky i fundit shmangu në maksimum kontaktin me të, duke mos i dhënë asnjë sqarim. Madje kryeministri Berisha ka ngarkuar nënkryetaren e PD-së, Jozefina Topalli, që të presë dhe të sqarojë ministrin e qeverisë së tij, Barka.
Qëndrimi
Burimet e informacionit kanë bërë të ditur se Topalli e ka dëgjuar ministrin Barka në këtë takim. Ai ka bërë një ekspoze të punës së tij në krye të Ministrisë së Punës dhe të Çështjeve Sociale. Më pas Barka ka kërkuar që më parë të analizohet puna e tij dhe të jepet një vlerësim, më pas të merret vendimi. Po kështu, ministri ka sqaruar se nëse do të shkarkohet, vendi i tij do të jetë pranë PBDNJ-së, partia e cila ka paraqitur kërkesën për shkarkim. Mësohet se Topalli, nga ana e saj, ka bërë të qartë se nuk do të pranohet çfarëdolloj emri që do të propozojë PBDNJ-ja për postin e ministrit të Punës. Ajo ka qartësuar se aktualisht qeveria po verifikon dosjen e anëtarit të propozuar nga PBDNJ-ja, Andrea Marto. Burime kanë bërë të ditur se Marto, përveç postit të sekretarit të Përgjithshëm të kabinetit të Barkës, ka mbajtur disa vite më parë dhe postin e zëvendësministrit të Arsimit dhe është shkarkuar nga ministri i asaj kohe, Ethem Ruka, për arsye morale. Pas këtij takimi pritet që kryeministri Berisha të bëjë së shpejti publik dhe vendimin që do të marrë në lidhje me shkarkimin e Barkës. Por mësohet se kreu i qeverisë nuk do ta ketë të lehtë, pasi për këtë çështje ka pasur një interesim të veçantë nga autoritetet greke në Shqipëri, veçanërisht nga Ambasada e shtetit fqinj. Shkarkimi i Barkës pritet të sjellë dhe ndarjen përfundimtare të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe shoqatës për bashkimin demokratik të minoritetit etnik grek, OMONIA.
Sherri
Kryesia e PBDNJ-së miratoi një ditë më parë shkarkimin e ministrit Barka për shkak se ky i fundit kishte shkarkuar nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të kabinetit Andrea Marton. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i paraqiti kryeministrit Berisha kërkesën e Kryesisë së PBDNJ-së për shkarkimin e Barkës. Pas takimit me Berishën Dule u shpreh se është pranuar kërkesa për shkarkimin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Kryesia e PBDNJ-së i propozoi kryeministrit emrin e Andrea Martos për të zëvendësuar Barkën. Por deri ditën e djeshme nuk ka pasur asnjë reagim nga Kryeministria për këtë çështje.
Berisha nuk e takon Barkën për shkak të vizitës në qytetin e Matit
Ka qenë vizita e kryeministrit Berisha në qytetin e Matit arsyeja që nuk ka mundur të takojë ministrin Barka. Kryeministri ka vazhduar turin e tij “Shqipëria po ndryshon” në komunat e qytetit të Matit. Në këtë vizitë Berisha mori pjesë në përurimin e rikonstruksionit të ujëmbledhësit në komunën Bazë, një investim nga themelet prej 800 mijë dollarësh, që do të vadisë 400 hektarë tokë në këtë zonë të thellë malore. “Shqipëria do të shkojë në Europë me qytete europiane dhe fshatra europiane”, - u tha me këtë rast banorëve të komunës së Bazës kryeministri Berisha, duke cilësuar se kjo qeveri është e vendosur të investojë fuqishëm në të gjitha fshatrat dhe komunat e vendit.
Kreu i qeverisë informoi se në 3 vjet janë investuar 104 miliardë lekë në fshatrat dhe zonat ruale të Shqipërisë. “Kemi investuar në rrugët dhe fshatra 56 miliardë lekë, me të cilat kemi asfaltuar 1630 kilometra rrugë, kemi ndërtuar 450 ujësjellës dhe janë në ndërtim 250 të tjerë, kemi investuar në vaditje dhe kullim, në argjinatura dhe prita”, - tha kryeministri. Berisha nënvizoi për banorët e Bazës edhe punën që është bërë në përmirësimin e jetës së tyre, duke kujtuar këtu rritjen e pensioneve që, sipas tij, po shkohet drejt dyfishimit në fshat, ndërtimin e shkollave, përfundimin e rrugëve që lidhin komunat me akset kombëtare dhe rrugët e fshatrave me qendrat e komunave. Vetëm kështu, tha ai, prodhimet mund t’i nxjerrim me lehtësi në treg dhe tokat mund të vaditen.
Berisha kujtoi gjithashtu për banorët e komunës Bazë se në tre vjet janë mbledhur 3.2 miliardë lekë taksa më shumë, ose 22 për qind më shumë se qeverisja e mëparshme, dhe kjo do të thotë se qeveria i ka shpallur luftë korrupsionit. Ai përmendi si arritje të Shqipërisë edhe anëtarësimin në NATO dhe renditjen e saj në vendin e dytë në raportin e Bankës Botërore “Si të bësh biznes”, përsa u takon reformave fiskale, duke nënvizuar se pikërisht këto arritje sjellin investime në Shqipëri dhe konfirmojnë besimin e investitorëve te kjo qeveri.
24 Shtator 2008