E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barnat do te vetedeklarohen nga subjektet

Nese vendosni te nisni nje biznes ne fushen e tregtimit te barnave me shumice, atehere duhet te vetedeklaroni, qe permbushni te gjitha kerkesat ligjore. Ky eshte nje detyrim per te gjithe farmacite, agjencite farmaceutike, firmat e import-eksportit te tyre, gjithe personat, apo subjektet e interesuar. Kjo pasi, qeveria miratoi pak dite me pare, formularet-tip te vetedeklarimit per te gjithe personat, vendas dhe te huaj, apo subjekte, qe kerkojne te pajisen me licence per kete aktivitet nga Ministria e Shendetesise. Ne to, subjekti i interesuar, duhet te deklaroje se permbush te gjitha kerkesat e parashikuara nga legjislacioni ne fuqi, ndersa Drejtoria e Shendetit Publik Rajonal, ben verifikimin brenda 20 diteve. Formularet e vetedeklarimit u pergatiten ne zbatim te ligjit "Per barnat dhe sherbimin farmaceutik", kryesisht te ndryshimeve te fundit ne te. Sipas Ministrise se Shendetesise, ndryshimet ne ligjin per farmacine, u ndermoren me qellim liberalizimin e tregut ne heqjen e monopoleve si dhe rritjen e sigurise dhe te cilesise te barnave, qe tregtohen ne vend. Formularet parashikojne kriteret qe duhet te plotesojne personat fizike dhe juridike, qe kerkojne te ushtrojne keto veprimtari te tregtimit te barnave. Bazuar ne formularet e vete deklarimit, subjektet deklarojne vertetesine nen pergjegjesine e tyre, ne perputhje me legjislacionin, si dhe gent-planin, planimetrine dhe mandatin e pageses, pa efekte finaciare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›