E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse te mos besosh?

Nga Evans Drishti

Ne media vizive eshte dhene nje lajm lidhur me reformat ekonomike qe po ndermerren ne vendin tone dhe per me teper lidhur me nje shkrim te bere publik ne nje gazete nderkombetare per ekonomine, ku vendin tone e radhiste nder vendet me zhvillim ekonomik me te larte ne vendet evropiane per vitin 2009 dhe kjo konfiguronte ne nje shifer rreth 5.4%

Ne dukje nje lajm mjaft i pelqyeshem dhe shpresedhenes qe te jep te kuptosh se vendi yne tashme eshte ne rrugen e ndryshimit dhe si baze e ketij ndryshimi pa diskutim eshte ekonomia. Me te vertete sa sisteme jane ndryshuar, sa parti kane ardhur ne pushtet, halli i pare dhe me kryesori per popullaten mbetet ekonomia. Shtresa te ndryshme te popullsise mbeten ne pritje te ketij ndryshimi dhe kerkojne qe kushdo te vije ne pushtet te mendoje sado pakez per ata. Njeriu i sotem i mbetur si ne mes te kater rrugetimesh dhe qe kerkon perhere nje qendrueshmeri ne jeten e vet, gjithmone kerkon me shume dhe shume here mbetet edhe pre e nje pesimizmi te papare per shume arsye. Mbetet i zhgenjyer nga rrethanat e kohes dhe situatat verbuese qe nuk e nxisin shume here te veproje ashtu sic duhet dhe ashtu sic ai vete e deshiron, por krejt ndryshe. Kriza ekonomike boterore, tashme nje fenomen mjaft i dukshem per kohen ne te cilen jetojme, dashje pa dashje eshte bere gjitheperfshirese duke prekur pjesen me te madhe te vendeve te zhvilluara. Nje krize kjo qe eshte ne nje menyre edhe paralajmeruese qe njerezit te jene me te vetedijshem per pasurite qe kane dhe me te qarte per hapat qe jane duke hedhur, nje hap i nxituar dhe i gabuar do te conte ne nje katastrofe te vertete. Jo rralle here nje fenomen i tille te sjell ne mendje kohen e "firmave piramidale" dukuri kjo qe hodhi themele mjaft te forta ne zemrat e njerezve duke dashur t'ju jape mesazhe mjaft te qarta dhe konkrete ajo qe po ndodhte nuk zgjaste shume dhe se duhet t'i dilnin zot asaj qe kishin fituar me mundin dhe djersen e tyre.

Me te vertete qe kaloi nje kohe relativisht e gjate nga ajo qe ndodhi, por me duket se njerezit vazhdojne te bien ne vorbullen e i injorances dhe te mungeses se koshiences duke u zhytur perseri ne borxhe te shumta per te ndertuar nje kapital edhe me te madh se c'e kane, per te jetuar "si padishahet" Pse u dashka te tejkalojme kufijte qe na jane percaktuar? Pse u dashka te kerkojme me teper se c'duhet dhe se c'na eshte dhene? Njerezit shume here nuk u besojne politikave te kohes megjithese shume here ato qe thuhen bazohen ne fakte te verteta dhe mbi nje realitet te pashmangshem. Njerezit te zhgenjyer nga shume realitete qe koha fatkeqesisht ua perjetoi bien pre e nje pesimizmi te padeshiruar dhe nderkohe qe ne media jepet lajmi se vendi yne ka nje rritje ekonomike te dukshme njerezit shfaqen me nje buzeqeshje ironike ne shenje mosbesimi per ate qe degjojne dhe keto kohe e degjon shpesh edhe frazen tashme te njohur "si ka mundesi qe e gjithe bota te perfshihet ne krizen ekonomike dhe vendi yne te shpetoje nga nje ngjarje e tille?" Nderkohe pse nuk u dashka te besojme se ekziston edhe nje realitet i tille? Nese ne media pasqyrohet nje sukses mjaft i dukshem i kesaj qeverie, por ne te njejten kohe i vendit tone se tashme jemi pranuar me te drejta ne plota ne strukturen Euroatlantike te "Natos", pse nuk u dashka te besojme se tashme vendet e zhvilluara si pjese e rendesishme e kesaj strukture kane rene dakord plotesisht dhe kane pranuar se tashme Shqiperia ka bere dhe vazhdon te beje nje progres mjaft te dukshem ne reformat e ndermarra per zhvillimin e saj ne te gjitha fushat e jetes dhe si e tille eshte e gatshme te pranohet ne nje organizate te tille duke u bere keshtu nje nga vendet me te sigurta te rajonit?

Ne fakt shume gjera mbeten ende ne pabesueshmeri pasi duhet pranuar se kemi nje papunesi mjaft te larte e cila dita dites po kalon ne shifra te pabesueshme, se kemi mjaft familje qe akoma jetojne me sherbimet e ndihmave ekonomike ku ketu duhet te pranojme edhe nje te vertete tjeter se deri kur do te ecet keshtu me keto sherbime, se kemi mjaft familje qe nga pamundesia ekonomike jane shtuar dita dites ne listat e dyqanxhinjve dhe qe presin sapo te marrin ato pensione apo rroga qe ti shlyejne edhe ato detyrime etj etj situate si keto. Por kjo eshte vetem njera ane e medaljes dhe paralelisht duhet pare edhe ana tjeter e medaljes se me te vertete kemi edhe nje zhvillim te dukshem te ritmeve dhe standardeve ekonomike.

Mos te harrojme se pabarazia ekonomike eshte nje dukuri e kohes qe vete sistemi i demokracise e sjell dhe jemi te detyruar te pranojme tashme edhe ate fjalen e urte popullore qe besoj eshte nje fraze universale "kush punon fiton" nje tregues ky mjaft i dukshem edhe i sistemit kapitalist i cili dita dites kerkon qe njeriu ta kuptoje me mire veten se ku vlen ne te vertete dhe sa vlen per aq kohe sa eshte ne jete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›