Nje rrefim tjeter nga Serbia
Nga William Walker
Ish-ambasador amerikan
Boris Tadic, presidenti i Serbise, nga disa mendohet se eshte zeri i moderuar ne Beograd. Megjithate, ai vazhdon te mbroje publikisht kundershtimin e palekundur te vendit te tij karshi Republikes se Pavarur te Kosoves dhe insiston qe komuniteti nderkombetar te hedhe poshte deklaraten e pavaresise se shkurtit te vitit 2008.
Per mua, keto pikepamje te tij nuk jane as te moderuara dhe as te arsyeshme.
Tadic argumenton se pozicioni i Serbise paraqet nje standard te ri per Ballkanin me refuzimin per te pranuar ndarjen dhe apo realitetin qe pavaresia pasqyron per 90 per qind te popullates se Kosoves. Pajtohem se kjo politike e Beogradit shenon nje standard te ri, ate te mos marrjes parasysh te se vertetes dhe objektivitetit ne pershkrimet se cfare ka nenkuptuar per shqiptaret kontrolli i Beogradit mbi ta dhe cdo te thoshte per ta rivendosja nen autoritetin e Serbise.
Ai mund te besoje se ajo cfare ka ndodhur ne Kosove me 1998/99 eshte vetem pasoje e nje regjimi te korruptuar dhe totalitar te Sllobodan Milloshevicit. Une mendoj ndryshe.
Retorika dhe veprimet e secilit ne Beograd qe ka ardhur pas shkarkimit te Miloshevicit dhe dergimit te tij ne Hage kane vazhduar te kene te njejtin nacionalizem nxites qe Milloshevici ka shfrytezuar per te arsyetuar politiken e represionit, spastrimit etnik, perdhunimeve sistematike dhe vrasjeve, qe nuk jane pare ne Evrope qe prej diteve me te renda te Luftes se Dyte Boterore.
Boris Tadic ben thirrje per nje "qasje ligjore" ne raport me Kosoven dhe respektim te mandateve te Kombeve te Bashkuara. Por, ku ishte ky perkushtim mbi sundimin e ligjit atehere kur standardet e Kombeve te Bashkuara mbi trajtimin e qytetareve te nje vendi u injoruan ne teresi dhe u shkelen nga regjimi ne Beograd?
Serbia sot zeshem mbron te drejtat e njeriut per pakicen serbe ne Kosove. Sikurse dhe une dhe shumica dermuese e shqiptareve, perfshire ketu edhe ata qe kane vuajtur nga mohimi per te pasur po keto te drejta nga fqinjet e tyre serbe.
Nga fjalet e zotit Tadic, eshte e qarte se ai, i moderuari i supozuar dhe regjimi ne Beograd, mbeten ne mohim te teresishem mbi pergjegjesine qe Serbia ka mbi pamundesine qe Kosova t'i bashkohet kurdo Serbise, pervec si fqinje paqesore ne Ballkan.
"Washington Times"