E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po Cmimi dhe Alternativa Politike?

Nga Dr. Jorgji Kote

Kriza e tanishme financiare boterore ka ballafaquar politikanet dhe ekspertet me ceshtjen madhore te kostove astronomike financiare por dhe alternativave me te mira per daljen prej saj. A do te shkohet drejt mbylljes se tregjeve dhe rritjes se proteksionizmit apo te hapjes se tyre te metejshme ne kuadrin e nje rendi te ri ekonomik dhe financiar boteror? Nderkohe, ne kulmin e kesaj krize, Rripi i Gazes u perfshi ne nje periudhe luftimesh tejet te ashpra qe shkaktuan 1400 te vdekur, me mijera te plagosur dhe humbje te shumta financiare. Dihen tashme shkaqet dhe synimet e te dy paleve te perfshira ne konflikt. Por ceshtja qe kerkon zgjidhje eshte: A eshte dhuna dhe lufta alternativa me e mire e me cmimin me te pranueshem per realizimin e kerkesave te paleve nderluftuese? Duke marre shkas nga sa siper, sipas mjaft eksperteve, edhe pse problem i njohur, fatkeqesisht ne jo pak raste, variabli vendimtar politik kosto dhe alternative nuk merret sa duhet ne konsiderate.

Ne fushen ekonomike dhe financiare, megjithe veshtiresite komplekse, vleresimi i ketij binomi eshte relativisht me i lehte, fale treguesve dhe njesive konkrete matese; ndersa ne fushat politike, qeverisese, zgjedhore, diplomatike dhe sociale, pervoja tregon se ajo paraqitet me e veshtire, pasi shpesh aty behet fjale per te zgjedhur ndermjet luftes dhe paqes, perfshirjes dhe perjashtimit, integrimit dhe zhvillimit, etj. Sepse dhe nje fitore apo arritje, ka cmimin dhe koston e saj, e cila duhet ta justifikoje ate, ndryshe do te quhet "fitore si e Pirros".

1. Pak histori

Dihet se ne acarimin e gjendjes se paperballueshme ekonomike ne Gjermani pas krizes se vitit 1929-1931 ndikuan edhe sanksionet e Traktatit te Versajes per ndeshkimin e gjithe popullit gjerman pas disfates ne Luften e I-re Boterore. Edhe kostoja e Luftes se II Boterore qe erdhi si pasoje e histerise luftenxitese te Hitlerit ishte e jashtezakonshme. Mbi 50 milion te vrare, mbi 110 milion ushtare te angazhuar, me humbje materiale dhe financiare te pallogaritshme.

Ndaj, pas Luftes se II Boterore, fuqite fituese perdoren nje alternative me kosto shume here me te ulet dhe perfitime te gjithanshme. Ndersa organizuan Gjyqin Special te Nurenbergut per "arkitektet" dhe "kapot" e nazizmit, ato ndihmuan popullin gjerman dhe vendet e tjera me miliarda dollare, fale Planit te famshem Marshall. Dihen tashme perfitimet e kesaj alternative. Vertet qe kompromisi per ndarjen e botes ne dy kampe dhe " Lufta e Ftohte" pati nje cmim tejet te larte per gjithe Evropen. Por, ajo ishte zgjedhja me e mire e mundshme perballe alternatives dhe rrezikut te nje ballafaqimi tjeter ushtarak me sovjetiket e asaj kohe.

Perendimit dhe SHBA-se iu bene kritika kur u ngrit Muri i Berlinit me 1961 per shkak te kostos tejet se tij te madhe per kauzen e demokracise. Por cila do te ishte alternativa ndaj ngritjes se Murit? Lufta e mundshme vrastare, e cila mund t'ia kalonte Luftes se II Boterore per nga gjaku i derdhur? Kursesi, jo. Ndaj thuhet se Kenedi i madh, kur u njoftua per Murin, u pergjigj me frazen lakonike " Me mire nje Mur se nje lufte (better a wall than a war) Nderkohe, u mendua edhe per alternativen me " rreze te gjate veprimi". Ish - Kancelari i famshem Villy Brandt, doli me "Ostpolitiken" e tij te mirenjohur, per shkurtimin e ciklit te Murit dhe te Perdes se Hekurt.

2. Paqe me cdo cmim!

Eshte deshmuar dhe argumentuar qarte se alternativa paqeberese eshte shume me pak e kushtueshme dhe me me shume perfitime se shpenzimet per lufte me kostot e saj, sidomos ato njerezore. Lufta Iran - Irak, kriza e tanishme ne Rripin e Gazes, etj jane deshmi te qarta per sa siper. Ndaj, te gjitha perpjekjet behen per te shmangur sa te mundet luften ose nderhyrjet ushtarake, vecse deri "ne piken kritike". Por, kur ezaurohen te gjitha mjetet e tjera dhe kur nuk ka alternative tjeter, atehere lufta mbetet pashmangerisht "la ultima raza", ose "mjeti i fundit", pavaresisht nga cmimi. Shembullin me pikant na e jep Curcilli me fjalimin e tij emblematik me 13 Maj 1940, kur perpara Parlamentit Britanik pohoi se " ofronte vetem gjak, djerse, mund dhe sakrifica dhe se kerkonte fitore me cdo kusht dhe cmim, pavaresisht sa e gjate dhe e veshtire do te ishte ajo, pasi pa fitore nuk ka ekzistence" Shembulli tjeter bindes ne kete rast eshte nderhyrja ushtarake e NATOS ne Kosove, e cila erdhi vetem pas ezaurimit te gjithe mjeteve dhe demarsheve diplomatike dhe paqesore. Por edhe ne paqe mund te flitet per " lufte me cdo cmim" ndaj korrupsionit, pasi ai eshte " kanceri i shoqerise", terrorizmit nderkombetar, krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme, etj, pasi ndryshe nuk mund te kete perparim te shtetit ligjor.

3. Gjeneralet e Paqes

Interesant eshte se mjaft gjenerale dhe ushtarake te tjere te larte, pasi kane shkelqyer ne fushen e betejave luftarake, kane perjetuar kostot, rreziqet dhe humbjet e pallogaritshme materiale, njerezore dhe financiare; ata jane bindur se eshte me mire t'i shkrijne talentin dhe aftesite e tyre duke u kthyer ne "gjenerale paqeberes" Shembujt jane te shumte e domethenes. Ne SHBA, gjenerali i famshem Ajzenauer, pasi udhehoqi ushtrine amerikane ne Luften e II Boterore u be per tete vjet rresht Presidenti paqesor i SHBA-ve; Ish - Ministri i Mbrojtjes, Gjenerali Marshall, me vone u be Kryediplomati amerikan, duke u bere ne fakt shume me i famshem me Planin e tij per rindertimin e Evropes Perendimore ne vitin 1947! Per te ardhur ne ditet tona tek Ish-Kryeshefi i shtabeve ushtarake, Kolin Powell qe gjithashtu u be kryediplomati i vleresuar i SHBA-ve. Ne France, Gjenerali i famshem Charles de Gaulle pas lufte, e udhehoqi Francen si Presidenti i saj drejt procesit te saj historik te pajtimit dhe miqesise me Gjermanine dhe vende te tjera. Ne Izrael, Gjenerali Rabin, Ish-Kryeminister ne vitet 90 eshte nderuar me Cmimin "Nobel" per perpjekjet e tij per pajtim dhe paqe me palestinezet dhe u be deshmor i atij procesi aq te nevojshem. Edhe ne Egjipt, Ish-Kryeministri Anvar El Sadat, pasi i mori revanshin Izraelit ne Luften e vitit 1973 dhe i bindur se lufta nuk ishte me alternative e qendrueshme, iu vu kauzes se paqes ndermjet vendeve Arabe, edhe pse kete e pagoi me jeten e vet. Ushtarak me profesion ishte dhe Huseini, Mbreti i Jordanise, qe ndermjetesoi per procesin e Paqes Izrael - Palestine, etj.

Natyrisht, fjalen e kemi per gjeneralet e sistemeve demokratike dhe jo ata te sistemeve diktatoriale, qe bejne perjashtim, si ne rastin e kasapeve te Ballkanit, R.Mlladic, Godovina, etj te cilet e kane vendin ne banken e te akuzuarve per krime lufte.

4. Diplomaci Paqeberese

Faktet dhe zhvillimet e mesiperme, e kane nxjerre me ne pah kete binom jetik sidomos ne fushen e diplomacise. Mjafton te qendrojme ne rajonin tone te Ballkanit, ku rasti me i spikatur eshte natyrisht Paketa Ahtisaari dhe Pavaresia e Kosoves. Disa gjoja puritaniste te se drejtes nderkombetare mundohen ende te argumentojne padrejtesine e nderhyrjes ushtarake te NATOs ne Kosove dhe koston e saj. Por nuk thone, krahas te tjerash, se cila ishte rruga me e mire dhe me pak e kushtueshme, kur te gjitha mjetet dhe alternativat e tjera ishin shterur dhe kur pala kosovare beri maksimumin e leshimeve dhe kompromiseve? A nuk do te ishte me e madhe dhe e paperballueshme kostoja e mosnderhyrjes? Kush mund te thote se sa " Racake" te tjere mund te kishte patur? Sa per kundershtaret e pavaresise, ata as sot nuk jane e nuk do te jene ndonjehere ne gjendje te japin nje alternative tjeter legjitime, vec status kuo-se qe e ka treguar veten tejet te kushtueshme dhe mosfunksionuese. E drejta nderkombetare dhe pervoja deshmojne qarte se nuk ka alternative me te mire se pavaresia e Kosoves, pasi me te ka vetem fitues dhe asnje humbes (win-win situation) se Kosoves. Te gjitha variantet apo tentativat e tjera per krijim strukturash paralele apo perjashtim jane alternativa ku s'ka fitues, por te gjithe jane humbes (lose-lose situation). Ndaj procesi i njohjes se Kosoves eshte i pandashem dhe i pandalshem.

Nisur nga sa siper, per analistet, komentatoret dhe opinionistet, por dhe politikanet e diplomatet ka rendesi qe ne gjykimin e veprimeve ose mosveprimeve te ndryshme politike te marrin me mire parasysh cmimin e nje alternative, me te gjitha pasojat dhe rrjedhojat e saj. Sidomos ne rastin e diplomacise e cila, krahas te tjerash, eshte dhe kanali i fundit per ruajtjen dhe mbrojtjen e alternatives se paqes. Ja, pse vetepermbajtja, moderacioni, ndermjetesimet, misionet dhe paqeruajtese dhe paqeberese jane nder alternativat me te mira per parandalimin e krizes dhe menjanimin e shkaqeve te saj. Pa dashur te hyjme ne analiza, me kete shpjegohen edhe vleresimet e vazhdueshme e te njohura te bashkesise nderkombetare per hapat dhe veprimet e matura, te kujdesura dhe konstruktive te politikes dhe diplomacise sone, si dhe disa nisma konkrete te saj ne rajonin e trazuar te Ballkanit, ne gjetjen dhe zbatimin e alternativave me kosto sa me te arsyeshme, duke rrezatuar nderkohe ne praktike frymen e saj te integrimit Euro-Atlantik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›