Denoncuesit nuk bashkepunojne me administraten
Ministria e Shendetesise ka vene ne dispozicion te qytetareve nje numer telefoni, por pjesa me e madhe e ankesave nuk gjejne zgjidhje. Madje, nje pjese e qytetareve qe rrine ne pritje te punonjesve te MSH-se, shprehen se kane denoncuar raste te mjekeve qe marrin ryshfete, nepermjet numrit te telefonit qe eshte vendosur ne muret e spitaleve. Por ata shpjegojne se ende nuk kane marre nje pergjigje. Ne kete menyre, qytetaret jane bere mosbesues ndaj numrave, qe vihen ne qellim te denoncimeve te tyre. Ministria e Shendetesise prej disa kohesh ka vendosur "linjen jeshile", numrin 069 20 24 322, per te denoncuar dhe luftuar korrupsionin ne shendetesi. Burime nga kjo Ministri bejne te ditur se menyra se si ka funksionuar kjo linje, lidhet me aftesine dhe eksperiencen e punonjesve per te terhequr publikun. Sipas tyre, kjo eshte nje eksperience e re dhe per kete arsye ka veshtiresite e veta, edhe ne zgjidhjen e ceshtjeve te paraqitura nga qytetaret. Numri i qytetareve qe ankohen cdo dite ne kete linje telefonike, mund te konsiderohet i larte. Por jo te gjithe qytetaret mund te marrin iniciativen per te paraqitur ankesat, pasi nje pjese e tyre kane mungese besimi ndaj institucioneve per zgjidhjen e problemit. Ajo c'ka mbetet shqetesim eshte se ankesat qe behen nuk mund te identifikohen te nesermen. Qytetaret ne disa raste nuk duan te identifikohen me emrat e tyre per arsye te ndryshme. Ankesat qe drejtohen nepermjet linjes telefonike jane te larta. Por zgjidhja qe ata marrin nuk eshte aspak e kenaqshme.
Telefoni
Institucione te ndryshme prej disa vitesh ka vene ne dispozicion te qytetareve numra telefonike, per te qene ne koherence me ngjarjet qe ndodhin dhe ankesat e qytetareve. Ka pasur raste kur numrat e vene ne dispozicion, nuk punojne apo nuk pergjigjet njeri nga ana tjeter e receptorit.
Telefoni
Institucione te ndryshme prej disa vitesh ka vene ne dispozicion te qytetareve numra telefonike, per te qene ne koherence me ngjarjet qe ndodhin dhe ankesat e qytetareve. Ka pasur raste kur numrat e vene ne dispozicion, nuk punojne apo nuk pergjigjet njeri nga ana tjeter e receptorit.