E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spital ditor per te semuret me kancer

Nje spital ditor i cili do te ngrihet ne shtator te ketij viti, do te sherbeje per kurimin e te semureve me kancer. Ky fakt eshte bere i ditur nga vete mjeket onkologe dhe kjo per shkak te numrit te madh te rasteve te kesaj semundjeje, qe evidentohen brenda nje viti. Sipas te dhenave, ne Shqiperi evidentohen afro 4 mije raste te reja te pacienteve te prekur nga kanceri. Mjeket onkologe, japin alarmin se kjo shifer vjen ne rritje nga viti ne vit.

Spitali

Per te trajtuar te semuret qe jane ne stade te avancuara, pervec sherbimit onkologjik ne Spitalin Onkologjik, eshte menduar te ngrihet nje spital ditor, i cili do te sjelle edhe risi.

"Kemi katermije te prekur nga kanceri cdo vit, kjo shifer vjen ne rritje, do te sjellim metoda inovative ne nderhyrjen e dhimbjeve" eshte shprehur Henrik Zotaj, drejtori i Sherbimit Onkologjik. Spitali ditor pritet te hapet ne muajin shtator dhe do te mundesohet me ndihmen e Giffoni Festival Film, i cili disa dite me pare ka realizuar ne Itali nje trajnim me disa mjeke onkologe. Nderkaq nje grup tjeter mjekesh onkologe, pritet te nisen ne drejtim te Italise per t'u trajnuar ne fushen paliative dhe dhimbjen .Sipas Zotajt, nje tjeter risi eshte edhe futja e sherbimit ambulator ne banesat e te semureve.

Projekti

Italia do te mbeshtese projektin per ngritjen e spitalit ditor qe do te trajtoje te semuret me kancer, si dhe do te trajnoje mjeket e ketij spitali. "Italia do te mbeshtese hapjen e sherbimit me shtreter ditore prane Sherbimit te Onkologjise ne banese. Edhe pse ky sherbim ekziston ne Tirane, ka ardhur koha qe ai te zgjerohet dhe permiresohet" ka pohuar Mhill Gecaj, drejtor i Autoritetit Shendetesor Rajonal. Sipas tij, mjeket u perfshine ne kursin e formimit per trajtimin paliativ dhe dhimbjen. Gjate ketyre diteve u be i mundur shkembimi i eksperiences, ku mjeket tane treguan aftesite dhe profesionalizmin ne trajtimin e te semureve me probleme onkologjike, ndersa moren njohurite e duhura per trajtimin ditor me shtreter (OSPIN). S. Isaku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›